Rrezikoi të mbytet në det, humb jetës rrugës për në spital 40 vjeçari në Borsh

Një 40 vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Borshit ku 40 vjeçari mësohet se ka rrezikuar të mbytet ku dhe pse është nxjerrë i gjallë nga uji ka humbur jetën rrugës për në spital.

Njoftimi i plote:

Rreth orës 12:30, në plazhin e Borshit është rrezikuar të mbytet shtetasi E. G., 40 vjeç, i cili gjatë transportimit për në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë rrugës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne