Rreziku i ekstremizmit dhe impotencës laike

Bashkim Aliu

Në kohën tonë, si rezultat i mediumeve dhe rrjeteve sociale në veçanti, është bërë trend ta përdorish termin “ekstremizëm islamik”, ndërkaq ky togfjalësh, marrë parasysh se përdoret nga lloj-lloj orratorësh për qëllime të ndryshme, është bërë edhe një monotoni e llojit të vet. Në fakt, po qe se analizohet pala artikuluese, do të shihet se në të shumtën e rasteve ky togfjalësh përdoret si mbulesë nga impotentët, herë-herë instrumentalizohet nga qëllimkëqinjtë dhe islamofobët të cilët e kanë gjetur të gatshëm dhe mllefin kundër Islamit e shprehin në emër të luftimit të “esktremistëve religjioz” gjegjësisht “ekstremistëve islamistë” siç i quajnë ata, e disa këtë e bëjnë edhe nga injoranca. Në emër të “ekstremizmit islamik”, islamofobët dhe impotentët i ruajnë pozitat e tyre politike, dhe në emër të rrezikut të “ekstremizmit islamik”, ata ua tërheqin vëmendjen njerëzve nga problemet dhe rreziqet e vërteta me të cilat ballafaqohen në jetën dhe shoqëritë e veta, dhe në këtë mënyrë e zgjatin jetën e pushtetit, korrupsionit, impotencës dhe anarkisë. Mirëpo, në gjithë këtë lojë të rrezikshme të cilës i futen disa me instruksione nga qarqe të caktuara, nuk bëjnë dallim në mes asaj që individë të caktuar të trajtohen si ekstremistë në bindje, dhe akuzimit të fesë islame si fe ekstremiste me mësime radikale dhe me metodologji përjashtuese, që në fakt është një akuzë e rëndë për fenë dhe për komunitetin musliman, edhe pse as feja dhe as komuniteti nuk mund të jenë fajtorë për qëndrime të individëve të caktuar. Kjo është ajo që mund ta quajmë edhe imitim i verbër nga disa, vetëm pse është bërë thjesht modë dhe trend i kohës, pa marrë parasysh se është pa vend dhe e rrezikshme. Ndërkaq, krejt është harruar dhe nuk flitet për një ekstremizëm të rrezikshëm i cili është dominant, ne veçanti në këtë kohë, ekstremizmin laik dhe ekstremistët laikë.

Atëherë, nga kush vjen rreziku i vërtetë?

Rreziku i vërtetë vjen nga politikanët e korruptuar të cilët pasurohen në kurriz të popullit, ia kërkojnë votat popullit, luajnë me popullin dhe me sinqeritetin dhe dëshirën e popullit për të arritur diçka, dhe pastaj kthehen e shajnë, e fyejnë, e rrahin dhe e vjedhin po atë popull. Rrezik janë ata të cilët me parat e popullit bëjnë sefa, ndërkaq populli i ngratë lufton për korren e bukës. Rrezik janë ata të cilët në emër të udhëheqjes së popullit ecin me vetura luksoze që kushtojnë me dhjetëra mijë euro, po ndoshta edhe me qindra, ndërkaq populli i ngratë, nuk ka ujë të pastër për pije, dhe fëmijët e atij populli mësojnë në shkolla që në shekullin e XXI, janë të standardeve të shekullit XIX, dhe të cilat e rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e nxënësve. Kjo nuk është shpifje, por realitet, dhe nëse doni të bindeni, ndiqni reportazhet për shkollat me nënstandarde në mediume të ndryshme.

Rreziku i vërtetë i destabilizimit të shoqërisë vjen nga pabarazia në ndarjen e buxhetit, diskriminimi i qytetarëve në aspektin e gjuhës dhe flamurit, siç është rasti me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, të cilët edhe pse luftuan dhe u arrit një lloj marrëveshje me gjoja garancë ndërkombëtare, sot e kësaj dite, edhe disa vite, gjegjësisht gati dy dekada pas përfundimit të luftës, nuk i kanë realizuar të drejtat e tyre të përdorimit të flamurit kombëtar dhe gjuhës shqipe në të gjitha nivelet. Mos të flasim më për të drejtat e luftëtarëve të lirisë, invdalidëve dhe të dëmtuarve të luftës dhe familjeve të tyre, të cilët janë të margjinalizuar në çdo kuptim. Ata të cilët janë përgjegjës për ta bërë këtë, dhe që nuk e kanë bërë, nuk janë “islamistë”, por janë prej atyre të cilët mburren se janë laikë dhe me orientime sekulariste.

Ekstremistët laikë, luftojnë me të madhe për atë që ata e quajnë liri të shprehjes dhe mendimit, sa herë që fyhen ndjenjat fetare duke bërë karrikatura për figura fetare, apo në ndonjë formë tjetër. Nëse dikush e shfrytëzon të drejtën e garantuar me dokumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe me çdo kushtetutë tjetër për shprehjen e mendimit të lirë, dhe jep vlerësimet e veta të argumentuara, apo hap debat shkencor për Gonxhe Bojaxhiun-Nëna Terezë, për Gjergj Kastriotin, apo dikë tjetër, e ngrenë botën në këmbë dhe pretendojnë se u bë apokalipsa, ndërkaq vetë, po në emër të kësaj të drejte, e zgjatin gjuhën duke folur pa asnji argument dhe pa fare respekt kundër profetit të fundit Muhamedit, paqa e Zotit qoftë mbi të dhe mbi të gjithë të dërguarit e mëparshëm të Zotit, kundër Kur’anit, namazit, haxhit, agjërimit, etj. Po ashtu, ata kamuflohen me këtë pretendim, sa herë që i japin të drejtë vetes të flasin kundër islamit, besimit, ritualeve fetare, të japin vlerësime denigruese për Kur’anin, ezanin, historinë islame, emrat islam, bile, siç është rasti me plakun marksist leninist Ibrahim Kelmendi, e mallkojnë edhe prindin e tyre pse u ka lënë emra, sipas tyre të huaj, por kujdes, vetëm pse janë emra që i takojnë proviniencës islame, e këtë nuk e bëjnë edhe për emra të cilët u takojnë proviniencave tjera, ndërkaq me pretekst të përhapjes së urrejtjes fetare, e shkelin të drejtën e shprehjes së lirë, kur janë në pyetje oratorët fetarë islam. Ekstremistët laikë paraqesin rrezik serioz për shoqërinë, me atë që minaret i quajnë raketa që gati ua nxjerrin sytë, ndërkaq këto vlerësime nuk i japin edhe për objektet fetare krishtere.

Rreziku i ekstremizmit laik qëndron edhe në insturmentalizimin e çështjes fetare për të mbuluar impotencën e tyre politike dhe menaxhuese, si dhe abuzimet me pushtetin dhe fondet publike. Po ashtu, përmes nxitjes së problemit të asaj që ata e quajnë ekstremizëm fetar dhe rrezik nga ekstremizmi fetar, tentojnë ta tërheqin vëmendjen e njerëzve nga probelemt e tyre ditore, papunësia, varfëria, shërbimet e këqija të administratës shtetërore, infrastruktura e dobët të vendbanimeve, në ndërkohë që kërkojnë të futen në Europë. E vetmja mënyrë e suksesshme për t’i evituar këto mangësi dhe probleme që e rrezikojnë pushtetin, është sajimi i rrezikut nga ekstremizmi fetar dhe demonstrimi i forcës tek qytetarët e pafajshëm përmes aksioneve të arrestimeve spektakolare pa fakte dhe pa shkak të arsyeshëm. Në Maqedoninë e Veriut, marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare nuk i kanë prishur ata që nga laikët quhen “ekstremistë islamik”, por pikërisht politika etnocentriste e pushtetit, margjinalizimi i njërit komunitet dhe favorizimi i komunitetit tjetër, anashkalimi i kërkesave të njërit komunitet, dhe hapja e veshëve edhe për kërkesat më të vogla të komunitetit tjetër, me qëllim që me këtë të tregohet përcaktim etnocentrik dhe qasje diskriminuese ndaj komunitetit tjetër, e që për rrjedhojë, do të rritet besueshmëria dhe shanset e fitores, ngase kështu fitohet në vendet ku luftohet për nacionalizëm përjashtues dhe ku udhëhiqet politikë me logjikë etnocentriste.

Rreziku i vërtetë është nga ekstremistët laikë, të cilët tentojnë me të gjitha forcat të ndalojnë një të drejtë elemementare të njeriut, atë të manifestimit të besimit edhe në vende publike, përfshi këtu edhe institucionet publike, e që i referohet të drejtës së femrës muslimane që të shkollohet në shkollat publike dhe të punojë në institucione publike e veshur sipas rregullave islame, ndërkaq e promovojnë dhe e mbrojnë si të drejtë të njeriut dhe si çështje private në të cilën nuk duhet ndërhyrë, veshjen provokative, jo vetëm të nxënëseve dhe studenteve, por edhe të mësimdhënesve, qoftë në ciklin e ulët apo në ciklin e lartë, ashtu që nëse të rastis të gjindesh në ambientet e ndonji universiteti, dhe nuk e din se është universitet, e para që do të shkojë mendja është se ju në ndonjë promovim preparatesh për zbukurim, sfilatë mode apo shou. Edhe pse edhe sipas normave pedagogjike nuk është në rregull veshjet e shkurtëra dhe të tejdukshme, qoftë për nxënëset, qoftë për mësimdhënëset, ekstremistët laikë nuk nxjerrin nji fjalë prej goje për këtë çështje, bile, që është edhe më keq, e mbrojnë në emër të çështjes private.

Ekstremistët laikë, të cilët nuk përmenden, ngase përmes mediumeve e kanë imponuar muhabetin e “ekstremizmit islamik”, siç e quajnë ata, nuk janë aspak të sinqertë dhe real në pretendimin se janë kundër shkuarjes së qytetarëve të vendeve të tyre në luftë në Siri dhe në vende tjera të krizave. Nëse vërtet duan që të ndodh kjo, atëherë duhet që parat të cilat i abuzojnë duke qenë në pushtet, t’i drejtojnë për mirëqenien sociale dhe ekonomike të qytetarit, ngase rritja e standardit të jetesës së qytetarit, është një nga faktorët e rëndësishëm e socializimit dhe mos rebelimit të njerëzve. Nuk është çudi që një person i cili jeton në mjerim, i pa punë, me halle dhe me qindra vështirësi jetësore, të shkon edhe përtej Irakut apo Sirisë i frustuar nga luksozi, pasurimi enorm brenda një kohe të shkurtë, arroganca dhe mendjemadhësia e njerëzve të pushtetit.

Ndërkaq, në nivel ndërkombëtar, kërkohet koalicion i gjërë ndërkombëtar kundër forcave të ndryshme të cilat, sipas palëve përkatëse thirrëse, quhen terroristë. Së pari, duhet të punojnë shumë të vërtetojnë se shumë formacione surrogate nuk janë pjellë e shërbimeve të inteligjencës amerikane. Dhe tjetra, komuniteti ndërkombëtar duhet të jenë të qartë në dënimin e kriminelëve të vërtetë të cilët vranë me qindra mijëra civilë në luftën e Bosnjës, me mijëra civilë në krimet në sheshin Rabia el-Adevije, etj., e jo t’i lakmojnë kriminelët. Në vend që ta dënojnë Serbinë si shtet për krimet e luftës në Bosnje dhe Kosovë, dhe për fshehjen dhe strehimin e kriminelëve të luftës si Mlladiqi dhe Karaxhiqi, dhe shumë të tjerë, ata e shpërblyen duke ia dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat për në UE. Nëse duhet të ndërpritet rekrutimi i të rinjve për në Siri dhe Irak, duhet të dënohet politika diskriminuese e qeverisë së deritashme irakiane e cila i ka dhunuar dhe diskriminuar Sunitët, si dhe të gjykohen ushtarët të cilët në emër të ruajtjes së paqes dhe ndërprerjes së konflikteve u dërguan në Bosnjë, dhe lejuan të masakrohen në mënyrën më barbare 8000 muslimanë në Srebrenicë.

Të gjithë flasin për “ekstremizmin islamik”, ngase kështu u është imponuar, por nuk e shohin rrezikun e vërtetë të ekstremistëve laik./ FB

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne