Rreziku i homoseksualizmit!

Nga Dr. Klodjan Zaimaj
“Krijimi i Zotit ka vetëm dy gjini!
Sipas Islamit çdo krijesë në këtë botë është krijuar në çift.
Allahu i Madhëruar na tregon në Kur’an se: “Çdo gjë e kemi krijuar çift që ju të përkujtoheni!”. [Dharijat: 49].
Kështu që krijimi i Allahut ka vetëm dy gjini: mashkull dhe femër, dhe nuk ka vend në krijimin e Zotit për një gjini të tretë!!
Thotë Allahu i Madhëruar: “Dhe prej argumenteve (mrekullive) të Tij është se Ne ju kemi krijuar nga lloji juaj bashkëshorte, që të jenë strehi (preheni) për ju, dhe kemi bërë mes jush dashuri dhe mëshirë”. [Er-Rum: 21].
Në këtë kontekst homoseksualiteti nuk gjindet në krijimin e Zotit, pra nuk është ves natyrorë i cili vjen në jetë me lindjen e njerëzve, por i përket një gjinie të tretë, e cila nuk ka vend në natyrën e pastër me të cilën Zoti ka krijuar njerëzit!?
Prandaj, homoseksualizmi është më i urryer sesa zinaja, sepse është një sëmundje epshore, dhe ngërç seksual, që bie në kundërshtim me natyrën e pastër që është krijuar njeriu, dhe çonë në zhdukjen e farës dhe racës njerëzore!!
Megjithatë, sipas përkufizimit Islam, homoseksualizmi është kryerja e marrëdhënieve seksuale mes të njëjtës gjini, vetëm se kur marrdhëniet janë mes dy meshkujsh quhet pederaslluk, dhe kur janë mes dy femrash quhet lezbizëm.
Me fjalë të tjera, termi “gay” përdoret për mashkullin, ndërsa termi “lesbike” përdoret për një femër homoseksuale.
Ndërsa në anën historike, siç është përmendur në Kur’anin Famëlartë, homoseksualizmi, kjo vepër shumë e shëmtuar, është shfaqur për herë të parë në historinë e njerëzimit tek populli i Lutit – paq’ja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të -, pasi te populli i tij ishte i përhapur ky ves.
Thotë Allahu i Madhëruar:”(Kujto) edhe Lutin, kur iu drejtua popullit të tij: ‘A po bëni të shëmtuarën, vepër që askush para jush nuk e ka vepruar kurrë në gjithë Alemin (ndër njerëz e xhinde). Ju shkoni me burra duke lënë gratë. Jo, ju jeni popull që i keni kaluar kufijtë’” [El-Earaf: 80-81].
Dhe në një ajet tjetër tregohet se Luti i është drejtuar atyre duke i thënë: “Si shkoni me meshkujt dhe lini gratë të cilat i ka krijuar Allahu për ju?! Jo, ju i keni kaluar kufijtë!” [Esh-Shuara: 165-166].
Pra, natyrshmëria në të cilën është krijuar njeriu është martesa në mes dy gjinive të kundërta, sepse vetëm aty gjindet zanafilla njerëzore dhe krijimi familjar.
Prandaj në fenë Islame, por edhe atë kristjane dhe hebraike, homoseksualizmi është mëkat shumë i madh, dhe nuk mund të trajtohet si një natyrshmëri që lind me njeriun apo si fenomen normal, siç pretendojnë apo përpiqen ta paraqesin disa!!
Përkundrazi ai është i rrezikshëm për njeriun, si për individët ashtu edhe për shoqërinë.
Kurse në anën mjekësore, dhe aspektin psikik, mjekët dhe psikologët kur flasin për  homoseksualizmin, tregojnë se është bartës dhe shkaktar i shumë sëmundjeve, prej tyre: Sida (AIDS), Kankroidi, Herpesi gjenital, Depresioni etj.
Për mos tu zgjatur shumë, epidemia e homoseksualizmit po përhapet edhe në Shqipëri, si zjarri në ara, nën pretekstin e civilizimit!?
Në të vërtetë përgjegjësit kryesorë në përhapjen e kësaj vale paturpësie, janë ligjet, media, duke u përhapur përmes programeve televizive shqiptare, dhe nëpërmjet përcjelljes së kulturës së shfrenuar perëndimore!!
Normale, kur nuk ofron alternativa efektive, të vërteta për të rinjtë shqiptarë, sidomos kur e mbronë epidemin e homoseksualizmit me ligj, me domosdo që ata do të devijijojnë nga natyra e pastër njerëzore, dhe do të bien në grackën e homoseksualizmit e lezbikeizmit!
Për të frenuar këtë sëmundje, duhet me rritur ndjesinë e besimit dhe vlerave frenuese fetare, dha kapjen pas zakoneve dhe traditës tonë të bukur dhe të pastër që të ndikojnë tek njerëzit, me qëllim të arrijmë mbështetjen e gjithë shoqërisë shqiptare.
Vlenë për tu përmendur se në sistemin socialist, komunist, homoseksualiteti trajtohej si vepër penale, kurse me ardhjen e sistemit “demokratik” ai promovohet si zhvillim e civilizim!?
Besojë se shkaku kryesor i arritjes së njerëzve deri në këtë gradë, është largimi tyre nga besimi, dhe se njerëzimit i ka humbur turpi dhe ndërgjegjj’ja e pastër!
Profeti – paqja qoftë mbi të – thotë: “Prej fjalëve që kanë mbërritur te njerëzit prej profetësisë së mëparshme është: ‘Nëse nuk ke turp, vepro ç’të duash!” [Trans Bukhariu].
Të gjithë ne së bashku, pavarësisht nga feja dhe etnia, nuk duhet të jemi indiferent ndaj këtij fenomeni jo normal, bile nuk duhet të reshtim së kërkuari heqjen e atyre ligjeve, të cilat lejojnë, përkrahin e mbrojnë këtë shfrenim të shëmtuar në moral dhe familje, si një e drejtë e jonë legjitime, në mënyrë që të mbrojmë nderin, familjen dhe zakonet e kulturën tonë, dhe mos dominojë kjo sëmundje mbi ligjin hyjnor, dhe natyrën e pastër me të cilën Zoti ka krijuar njeriun.
Sa i përket homoseksualeve, ne me sinqeritet, e zemër të pastër, i duam atyre të mirën, dhe na vjen keq për gjëndjen në të cilën ata gjinden, prandaj i ftojmë ata në besimin e Zotit Një e të vetëm, Krijuesit të njerëzimit.
Njëkohësisht i këshillojmë ata të heqin dorë nga kjo vepër e shëmtuar, duke i treguar atyre edhe rreziqet e këtij morali të keq, i cili shkelë instinktin, dhe bie në kundërshtim me natyrën e pastër njerëzore, pra martesës natyrore midis dy gjinive të kundërta, prej një mashkulli dhe femre, të cilët janë zanafilla e jetës njerëzore.
Dhe po mos të gjendeshin këto dy gjini të kundërta, as homoseksualët vetë nuk do ekzistoshin!!
Së fundi:”Pretendimi i disave se “homoseksualizmi është dicka e lindur”, nuk është gjë tjetër vetëm se një frymëzim i shejtanit, të cilin ja ka shpallur pasuesve, miqëve dhe të dashurve të tij!!
Mirëpo këtë frymëzim e hedhin poshtë, të gjitha fetë Hyjnore, dhe natyrshmëria e pastër njerëzore, sepse siç u përmënd më sipër çdo njeri lind me natyrshmërinë e pastër dhe pa asnjë mëkat, e mbi të gjitha pa ekzistimin e gjinis së tretë, pra “genin homoseksual”.
Thotë Allahu i Madhëruar:”O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju”. [Surja Nisa: 1].
Profeti – paqja qoftë mbi të – ka thënë: “Çdo i porsalindur lind në natyrshmëri pastër (fitreh).” [Trans Muslimi].
                      KODI FAMILJAR SHQIPTARË
                                   PJESA E DYTË
                                BASHKËSHORTËT
                                      TITULLI I
                                     MARTESA
                                         KREU I
    KUSHTET THELBËSORE PËR LIDHJEN E MARTESËS
                                          Neni 7
                   Mosha e lidhjes së martesës
“Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një  gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç”.
Shyqyr Zotit që edhe kodi familjar shqiptarë, vërtetonë atë çka thamë në këtë artikull.
Zoti Madh ruaje Shqipërinë prej homoseksualitetit, AMIN !
/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne