Rreziku i luftës në frontin e të dështuarve

nga Alptekin Dursunoğlu

Edhe sulmet e Amerikës, Izraelit dhe sauditëve nuk do të mund të ndryshojnë balancë e fuqive që është duke u formësuar në rajon

Kërcënimet për luftë të Amerikës, Izraelit dhe sauditëve janë veçse një bllof që po përdoret për të detyruar Iranin që të ndryshojë sjelljen e tij pas 12 majit.

Për shkak të arsyeve që do të parashtrohen më vonë në vazhdim të këtij artikulli, koalicioni Amerikë, Izrael dhe Sauditët nuk e ka aftësinë që të parashikojë as fundin dhe as përfundimet e një lufte që do të mund të fillonte kundër Iranit.

Në vetvete, vetë fakti që ende nuk kanë mundur ta fillojnë këtë luftë nuk qëndron në faktin se i mundon ligjshmëria ndërkombëtare apo se ka natyre paqësore, por qëndron pikërisht prej kësaj të vërtete.

12 maji është data kur presidenti amerikan Donald Trump do të vendosë nëse do të vazhdojë të qëndrojë apo do të tërhiqet nga marrëvveshja bërthamore mes vendeve të 5+1 dhe Iranit.

Trumpi, i cili gjatë fushatë së tij elektorale pati premtuar se do të tërhiqej nga dhe do të zhvlerësonte marrëveshjen bërthamore me shumë mundësi nuk do të arrijë më 12 maj që të tërhiqet nga një marrëveshje e këtillë e firmosur nga shumë palë ndër të cilat është edhe shteti amerikan.

Megjithatë, ai do të kërkojë vendosjen e sanksioneve të reja ekonomike edhe se jo detyrimisht do të jenë të ndërlidhura me çështjen e marrëveshjes bërthamore dhe do t’i detyrojë edhe vendet e 5+ 1-shit edhe Iranin që t’i pranojnë. Edhe kërcënimet për luftë që janë shtuar së fundmi do të shpërbejnë pikërisht për këtë lëvizje.

Po kërcënimet për luftë të Amerikës dhe Arabisë Saudite, apo sulmet e Izraelit në Siri kundrejt prezencës ushtarake iraniane atje deri para 12 majit a do të mund të kenë një ndikueshmëri në ndryshimin e qëndrimit të Teheranit?

Duke marrë parasysh sjelljet e deritanishme të Teheranit duket e pamundur që kësaj pyetje mund t’i përgjigjemi në mënyrë pozitive.

Një gjë e këtillë megjithatë mund të ndryshojë mbaruesin e luftës ndryshe nga nxitësi i tij, kthimin e kërcënimeve për luftë në fakte konkrete dhe ndryshimin e sjelljes së palës përballë.

Amerika, Arabia Saudite dhe Izraeli duke qënë se janë të vetëdijshëm se nuk do të mund ta përfundojnë një luftë kundër Iranit në kushtet që duan, qoftë nëse sulmojnë si koalicion i përbashkët qoftë veç e veç, edhe kërcënimet e tyre për luftë nuk merren me seriozitet dhe për këtë arsye nuk duket as ndonjë ndryshim në sjelljen e Teheranit.

Sa e mundshme është një luftë kundër Iranit

Është tërësish e qartë se Amerika, Izraeli, Arabia Saudite dhe aleatët e tyre rajonalë janë pala që ka kapacitetet ushtarake dhe ekonomike që mund të fillojë një luftë kundër Iranit dhe që mund t’i shkaktojë atij goditje shumë të rënda.

Në fakt, që prej fillimit të viteve 2000 të dyja palët i kanë treguar kapacitetet dhe mundësitë e tyre për t’u vënë në lëvizje me aleatët e tyre në atë që mund të bëjnë dhe se deri ku kufizohet forca e tyre.

Për shembull, në vitin 2003 Amerika pushtoi e vetme Irakun.

Në vitin 2004 përgatitën themelet politike për të bërë të mundur një ndërhyrje në Liban; në vitin 2006 më pas ka luftuar përkrah Izraelit.

Në vitin 2011, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Turqia, Anglia dhe Franca sulmuan Libinë dhe Sirinë duke përdorur grupet e armatosura.

Ndërsa në vitin 2015, Arabia Saudite dhe aleatët e tjerë të saj shkatërruanJemenin.

Të gjitha këto emra vendesh të përmendur më lart, përveç Libisë, janë vende që kanë qëndruar kundër Amerikës dhe aletëve të saj dhe pranë Iranit dhe aleatëve tij.

Në këtë luftë që vazhdon prej vitit 2003 deri në vitin 2018, Amerika dhe aleatët e saj kanë qënë pala që kanë sulmuar, kanë shkatërruar dhe kanë shkaktuar dëme, ndërkohë që Irani dh aleatët e tij janë pala që janë mbrojtur, janë shkatërruar dhe janë dëmtuar.

Megjithatë, është gjithashtu e vërtetë se lufta nuk përfundoi në kushtet që donte ta përfundonte pala që e filloi këtë luftë.

Për këtë arsye nuk është më një surprizë që në luftrat që do të pësojnë aleatët mes njëri-tjetrit të përftohen të njëjtat rezultate që janë përftuar në luftrat nëpërmjet këtyre aleatëve që nga viti 2003 deri në vitin 2018.

Kufinjtë e Fuqisë Amerikane

Justifikimi, qëllimi dhe rezultati i ndërhyrjeve të Amerikës në rajon që prej fillimit të viteve 2000 nuk ka ndryshuar.

Ndërkohë që justifikimi i ndërhyrjeve në vitin 2001 nëAfganisatan, në vitin 2004 nëLiban dhe në vitin 2011 nëLibi dhe Siri ka qënë “rreziku i sigurisë nga terrorizmi”, qëllimi ka qënë “krijimi i një rendi me stabilitet.”

Megjithatë, rezultati ka qënë gjithnjë i pasuksesshëm; sepse pas ndërhyrjeve janë marrë rezultate tërësisht të kundërta me ato që kishte për qëllim të merrte Amerika.

Amerika e pushtoi Afganistanin me justifikimin e terrorizmit dhe Irakun me justifikimin e dyshimit për armë të shkatërrimit në masë dhe mbështetjes së terrorizmit.

Si qëllim në Afganistan ishte krijimi i një shteti pa talebanë dhe pa terrorizëm, ndërkohë që në Irak qëllimi ka qënë krijimi i një shteti model për t’u ndjekur në Projektin e Madh të Lindjes së Mesme.[1]

Duke parë kushtet vendase, rajonale dhe ndërkombëtare në vitin 2004 punët në Liban dukeshin si të lehta.

Sepse me kushtet e krijuara në këtë periudhë të njohur se “Koha e Sedirit” ishte krijuar një front kundër Sirisë i fuqishëm mjaftueshëm për ta rrëzuar qeverinë libaneze.

Bëhej fjalë për një prezencë më të fuqishme se kurrë ushtarake amerikanë si pasojë e pushtimit të Irakut. Ndërkohë që në arenën ndërkombëtare, Franca që kishte dalë kundër pushtimit të Irakut ishte mbështetësja më e madhe e vendimit numër 1559 të OKB-së.

Vendimi numër 1559 i OKB-së që parashikonte dëbimin e ushtrisë siriane nga Libani dhe çarmatsjen e Hizbullahut, kishte në të vërtetë për qëllim që ta shndërronte Libanin në një bahçe me lule për Izraelin.

Ndërhyrjen politike në Liban gjatë vitit 2004, Amerika e bëri vetë, ndërkohë që ndërhyrjen ushtarake ia delegoi Izraelit në vitin 2006.

Vendimi numër 1973 i nxjerrë nga OKB-ja në vitin 2011 në lidhje me Libinë u justifikua me pretendimin e “përgjegjësisë së mbrojtjes së civilëve”; megjithatë vendet perëndimore dhe shtetet aleate rajonale e përdorën këtë vendim për të dhënë mbështetje ushtarake për rrëzimin e regjimit.

Ndërkohë që projekti më i madh gjithëpërfshirës amerikan është ai i njohur si ‘revolucioni sirian’, që mesa është mësuar është projektuar nga ambasadori i asaj kohe amerikan në Damask, Ëilliam Roebuck,[2] i cili është publikuar nga ËikiLeaks.

Duke qënë se veto e Rusisë dhe e Kinës për të zbatuar të njëjtin model si Libia edhe në Siri e bërë këtë gjë të pamundur, në Siri u nxit një luftë e deleguar, e cila ka përdorur si mjete fenë, medhhebet dhe vlerat e tjera humanitare.

Bëhej fjalë për formësimin e një Sirie që do të ndërpriste marrëdhëniet e saj me Iranin, Hizbullahun dhe Hamasin.[3] Ndërkohë që vullnetarët ushtarakë të këtij projekti dolën islamikët.

SHBA-ja ka humbur në çdo vend

Amerika humbi në Afganistan: sepse aktualisht është duke u munduar të bëjë kompromis nëpërmjet aleatëve të saj me talebanët, të cilët i pati rrëzuar nga pushteti 17 vite më parë.[4]

Amerika humbi në Irak; sepse në Irakun që pushtoi në vitin 2003, që prej vitit 2005 udhëheqin irakenët që janë aleatë të Iranit. Akuza e arabëve se ‘Iraku i ishte lënë Iranit’, tashmëështë shndërruar në një dështim në terma zyrtarë.[5]

Amerika humbi në Liban; sepse Hizbullahu, që mendohej se pas nxjerrjes së ushtrisë siriane nga Libani do të mund të detyrohej ë çarmatosej me lehtësi, është kthyer në një aktor të rëndësishëm politik në Liiban dhe në një aktor ushtarak përcaktues në rajon.

Amerika humbi në Libi; sepse në Libinë që rrëzoi regjimin nuk mundi të mbronte as ambasadën e saj. Libia, për të cilën u mburrën se e shpëtuan nga diktatoriati aktualisht është e ndarë në tre pjesë dhe përmendet për tregun e skllevërve.[6]

Dhe Amerika humbi në Siri; sepse Rusia, Irani dhe Hizbullahu, të cilat sipas projektit të 2011 pritej që të shkëpusnin marrëdhëniet me Sirinë, janë aktualisht më të fuqishme dhe përcaktuese se kurrë më parë në Siri. Edhe qeveria siriane është njësuar si kurrë më parë me popullin e saj.

Rezultati më i rëndë i humbjeve

Humbjet në Libi dhe në Afganistan të Amerikës nuk kanë qënë të thella mjaftueshëm për të kufizuar rolin e Amerikës dhe për të nxjerrë në arenë aktorë që do të ndryshojnë balancar. Për këtë arsye, në këto vende Uashingtoni vazhdon që të jetë aktori i vetëm përcaktues.

Megjithatë, humbjet në Irak, Liban dhe në Siri kanë krijuar një forcë balacuese të kundërt që përbën një rrezik për rolin përcaktues të Amerikës jo vetëm në këto vende por edhe në gjithë rajonin.

Amerika, që ka humbur rolin e lojë-bërëses, në Irak, Siri dhe Liban është vetëm sabotuese

Sigurisht kjo nuk do të thotë se Amerika e ka humbur rolin ndikues në Irak, Liban dhe Siri.

Megjithatë, forca kundërshtuese që ka krijuar Irani në Irak dhe Liban si dhe Irani dhe Rusia në Siri duket qartë se e kanë bërë Amerikën që të humbasë pozicionin e lojë-bërëses si palë e vetme në këto vende.

Thënë ndryshe, Amerika e vetme, apo edhe me aleatët e saj pavarësisht se mund të kenë mundësinë që të ndërhyjnë nga pikëpamja politike dhe ushtarake, nuk e ka më pozicionin që të krijojë rendin si të dojë dhe të jetë përcaktuese.

Humbja e pozicionit të rolit të lojë-bërësit nga Amerika dhe kufizimit të këtij roli vetëm si sabotues është shumë e rëndësishme duke qënë se ka hapur diskutime në lidhje me ndikueshmërinë e saj mbi aleatët. Sepse, që prej Luftës së Ftohtë është hera e parë që Amerika ka humbur pozicionin e saj në mënyrë kaq të hapur.

Kufizimi i prezencës së Amerikës në Lindjen e Mesme është futur në aktualitet gjjatë mandatit të Obamës; ‘kthimi brenda vendit’ ka qënë një premtim që Trump e ka bërë edhe gjatë fushatë zgjedhore, por që e ka theksuar në vazhdimësi edhe gjatë pozicionit të tij si president.

Ende nuk mund ta dimë mëse pozicioni i Amerikës për t’u fokusuar brenda vendit do ta ketë një ndikueshmëri të drejtpërdrejtë në kufizmin e rolit të saj si lojë-bërësja në gjithë botën. Megjithatë, kjo qasje e re e Amerikës shqetëson më së shumti regjimet izraelite dhe të Arabisë Saudite.

Shqetësime që ndryshojnë, e vërteta që nuk ndryshon

Amerika e përshkruan programin bërthamor të Iranit si një shqetësim ekzistencial në rajon, sauditët ndikueshmërinë e tij në rajon, ndërsa Izraeli praninë e tij në Siri dhe në Liban. Megjithatë, hapat që po hedhin për zhdukjen e këtyre shqetësimeve janë duke krijuar situata që po i rrisin gjithnjë e më shumë këto shqetësime.

Për shembull, gjatë mandatit të Obamës, Amerika nuk i ka dhënë leje Iranit që të përdorëfurnizimin e uraniumit përmes pastrimit që nevojitej në 20 përqind për ndjegie në reaktorin e kërkimit në Teheran. Dhe kur Teherani deklaroi se mund ta prodhojë lëndën djegëse në centralët e tij, Amerika e quajti si bllof duke thënë se “ju nuk e keni këtë teknologji.”

Megjithatë, kapacitetet e Iranit për të pastruar uraniumin në centralet Fordo nuk kanë qënë një bllof dhe kur kjo u kuptua se ishte e vërtetë u hap rruga për bisedime në arritjen e një marrëveshjeje bërthamore.[7]

Marrëveshja bërthamore, nga e cila Trump u tërhoq se është favorizuese ndaj Iranit, në vitin 2015 është firmosur nga Uashingtoni duke qënë se shihej si zgjidhja më e mirë e mundshme. Sepse në bazë të kësaj marrëveshjeje, Irani duke kompromentuar të drejtat e tij të ligjshme që burojnë nga NPT-ja (traktati i mos-përhapjes së armëve bërthamore) ka pranuar të ulë nivelin e prodhimit të uraniumit dhe mbylljen e disa centralëve.[8]

Nëse Trumpi tërhiqet nga marrëveshje që e detyron Iranin që të kufizojë pastrimin e uraniumit, pavarësisht se ky detyrim nuk ekziston në NPT, Iranit i lind e drejta që të tërhiqet nga çdo marrëveshje mundshme që ka lidhje me programin e tij bërthamor, duke përfshirë këtu edhe NPT-në.[9]

Po Amerika, e cila ka sabotuar këtë marrëveshje e cila ka krijuar mundësinë e kontrollit të prograit bërthamor të Iranit si do të marrë informacione në lidhje me vijueshmërinë e programit bërthamor iranian nëse Irani tërhiqet nga NPT-ja dhe ndërpret marrëdhënien me Agjencinë Automike?

Kjo është një pyetje e thjeshtë që vërteton se Amerika e ka humbur rolin e saj lojë-bërëse dhe se tashmë është vetëm një sabotuese.

Pyetje të ngjashme mund të ngrihen edhe në lidhje me hapat që ndjek Arabia Saudite dhe Izraeli.për shembull çfarë loje mund të kenë përgatitur Arabia Saudite dhe Izraeli kundrejt shqetësimeve që kanë në lidhje me Iranin kur kjo e para mori peng, poshtëroi dhe e detyroi të jepte dorëheqje aleatin e saj të brendshëm në Liban, kryeministrin Saad Hariri dhe Izraeli që pas rrëzimit të F-16 mund ta godasë Sirinë përtej kufirit?

Mesazh për kë janë kërcënimet për luftë të Izraelit, për Iranin apo për Amerikën?

Sipas informacionit që gazetari izraelit, Ben Caspit ka publikuar me burim nga një zyrtar i lartë i ushtrisë izraelite se pavarësisht gjithë insistimit të Netanyahut, Trump tashmë e ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Siria. Për këtë arsye, tashmë Izraeli duke u ndjerë i vetëm në Siri ka vendosur që të godasë bazat ushtarake të Iranit në Siri duke u detyruar që t’i japë mesazhin Teheranit se ‘Jemi të gatshëm edhe të luftojmë vetëm për të mos lejuar praninë ushtarake iraniane në Siri.’[10]

Megjithatë, duke marrë parasysh justifikimin e parashtruar dhe veprimet e ndërmarra duket sesa më shumë një mesazh për Iranin, Izraeli po i dërgon një mesazh Amerikës.

Megjithatë, për arsye se Amerika ka vendosur që të tërhiqet nga Siria dhe Izraeli e ndjen veten të vetën të vetëm në Siri i dërgon Amerikës mesazhin se ‘nëse tërhiqesh nga Siria do të nxis një luftë’ dhe arsyet pse ky mesazh është më i vlefshëm sesa mesazhi kundër Teheranit ‘nëse nuk tëhiqesh nga Siria do të nxis një luftë’ janë kryesisht këto:

1- Irani, i cili gjatë luftës së Sirisë ka humbur komandantë dhe gjeneralë të lartë, një numër të lartë ushtarësh dhe siç shprehet Avigdor Lieberman ka humbur në Siri 13 miliardë dollarë[11] dhe sërisht nuk ka menduar të tërhiqet nga Siria, nuk ka asnjë arsye pse të marrë seriozisht kërcënimet e Izraelit.

2- Është theksuar mjaftueshëm fakti se me aftësinë e Hizbullahut për të goditur me dhjetra mijëra raketa mbi centralin bërthamor të Dimonas dhe centralet në Haifa, Izraeli nuk mund të marrë përsipër të luftojë kundër Hizbullahut dhe jo më kundër Iranit.[12]

3- Pavarësisht ndjeshmërisë së balancave të Iranit në Siri mosdhënia e një përgjigje ndaj këtyre sulmeve ka zhdukur çdo mundësi për fillimin e një lufte. Shtyrja e kundë-përgjigjes, apo kundër-përgjigja e menjëhershme nuk mund të jenë në vetvete shkaqe për fillimin e një lufte. Për shembull, sulmit të Izraelit më 18 janar të vitit 2015 në Kuneitra, Hizbullahu i është kundër-përjigjur më 28 janar; në të njëjtën ditë, regjimi izraelit ka dërguar mesazhin nëpërmjet UNIFIL se nuk do të kundërpërgjigjur duke e kufizuar veten nga mbartja e këtyre sulmeve në nivele të një lufte. Për këtë arsye, sulmet ë Izraelit kundër bazave ushtarake të Iranit në Siri janë shumë larg detyrimit të Iranit që të tërhiqet nga Siria.

4- Ashtu si Izraeli nuk merr përsipër që të fillojë një luftë vetë kundër Iranit si nuk ka mundësi që ta përfundojë këtë luftë sipas kushteve të tij, nuk ekziston as mundësia që në një luftë të mundshme Amerika ta lërë Izraelin të vetëm.

Pikërisht për këto arsye, kur regjimi izraelit flet për kërcënime lufte nuk i drejtohet Iranit që i kërkon të dalë nga Siria, por i drejtohet Amerikës që i kërkon të mos dalë nga Siria.

Përfundimi

Nuk ekziston më një panormë e Sirisë të cilën regjimi izraelit në korrik të vitit 2015 e përshkruante si “Ne nuk mendojmë se ekziston ndonjë mundësi sesi Siria të rikthehet edhe nnjëherë në formën e një shteti të bashkuar si mëparë. Tashmë Siria është shndërruar në një omletë. Omletën nuk mund ta kthesh përsëri në një vezë normale.”[13]

Ashtu si Amerika pasi e kishte shpallur në vitin 2003 Iranin se pjesë e aksit djallëzor, dhe në vitin 2005 bastisja e byrove të tij në Erbil dhe morri peng dhembajti për muaj të tërë diplomatë iranianë, nuk ka mundur që të parandalojë krijimin e një force të re balance në Irak; edhe sulmet e Amerikës, Izraelit dhe sauditëve nuk do të mund të ndryshojnë balancat e forcave që po riformësohet në rajon.

Ky nuk është një sllogan, është dëshmi e një historie 15 vjeçare.

[1] Hürriyet. 11 Qershor 2004. Frenimi Chirac përBushinhttp://www.hurriyet.com.tr/dunya/bush-a-chirac-freni-232727

[2] YDH. 29 Prill 2018. Projekti i shkatërrimit tëSirisë i shkruar nga ambasadori amerikan http://www.ydh.com.tr/HD15624_abd-elcisinin-kaleminden-suriye-icin-yikim-projesi.html

[3] BBC, 2 dhjetor 2011. Opozita siriane do t’i ndërpresë marrëdhëniet me Iranit ‘pas Assadit’ https://www.bbc.com/turkce/haberler/2011/12/111202_syrian_opposition

[4] Hürriyet. 15 janar 2018. Deklatata e qeverisë afgane: Jemi takuar me Talebanët në Stanboll http://www.hurriyet.com.tr/dunya/talibanla-istanbulda-gorustuk-40710160

[5] Star. 20 tetor 2016. Trump: Dot’ia dorëzojmë Bagdatin Iranit http://www.star.com.tr/dunya/trump-bagdati-irana-teslim-ettiniz-haber-1151277/

[6] NTV. 16 nëntor 2017. Është formuar një treg kllevërish për refugjatët që kanë shkuar në Libi https://www.ntv.com.tr/dunya/libyada-kacak-gocmenler-icin-kole-pazari-kuruldu,T6TMPOMn_ESTCYmrLs9qqw

[7] YDH. 22 shtator 2009. Një faqe e re “fleksibiliteti heroik” mes Iranit dhe SHBA-së http://www.ydh.com.tr/YD380_iran-ve-abd-arasinda-yeni-bir-sayfa-kahramanca-esneklik.html

[8] YDH. 5 prill 2015. Marrëveshja bërthamore, fituesit, humbësit dhe të dëmtuarit nga pasoja http://www.ydh.com.tr/YD455_nukleer-anlasma-kazananlar-kaybedenler-ve-kardan-zarar-edenler.html

[9] ISNA. 26 mars 2018. آمریکا از برجام خارج شود، ما از NPT خارج می‌شویم https://www.isna.ir/news/97020603749/%D8

[10] Al Monitor. 11 prill 2018. Izraeli i mbetur i vetëm kundër Iranit ëhtë duke ngritur zërin http://www.al-monitor.com/pulse/tr/originals/2018/04/israel-syria-iran-us-donald-trump-benjamin-netanyahu-assad.html#ixzz5EHdzcMuV

[11] AA, 26 prill 2018. Israel threatens to destroy Iranian posts in Syria https://www.aa.com.tr/en/middle-east/israel-threatens-to-destroy-iranian-posts-in-syria/1129071?amp=1

[12] YDH. 1 maj 2018. ‘Izraeli nuk është gati për luftë në frontin verior’ http://www.ydh.com.tr/HD15627_israil-kuzey-cephesinde-savasa-hazir-degil.html

[13] Hürriyet. 21 korrik 2015. Siria e shndërruar në omletë http://www.hurriyet.com.tr/suriye-artik-omlet-oldu-29606320

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne