Bota

Rreziku i madh për Egjiptin

Krimet e kryera së fundmi, nga përbindëshat e ISIS-it në Egjipt, kundër ky kishave në qytetin e Tantës dhe të Aleksandrisë në “Të Dielën e Palmave”, duke vënë në shënjestër fëmijtë dhe familjet egjiptiane, ishte një gur i ri kilometrik, në valën e barbarisë dhe terrorit tekfirist, e cila ka goditur rajonin. Këto krime ndodhën pak kohë, pasi ISIS-i kishte bërë të ditur, marrjen përsipër të përgjegjësisë së tij, për kryerjen e këtyre masakrave.

Pikë së pari Egjipti, ka qënë në shënjestrën, e sulmeve të vazhdueshme terroriste, që nga kryengritja popullore, e cila përmbysi qeverinë e Vëllazërisë Muslimane, të mbështetur nga Perëndimi, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgjithësi, si dhe Turqia dhe Katari në veçanti.

Qëllimi i fshehur politik, pas këtyre sulmeve të njëpasnjëshme terroriste, ishte gjakosja e qeverisë egjiptiane, dobësimi i forcave të armatosura egjiptiane dhe ridërgimi i këtij shteti, në rrugën drejt spirales së trazirave dhe vdekjeve.

Pikë së dyti, ata synojnë vijimin, e qëndrimit të dobët ekonomikisht, të shtetit egjiptian, shkatërrimin e sigurisë dhe nënshtrimin e tij ndaj detyruesve dhe “mirëbërësve” të shteteve perëndimore dhe atyre të Gjirit Pers, të cilët shantazhojnë politikisht Egjiptin, që të mos marrë guximin e mbështetjes së ndihmës së tij, për qeverinë siriane, në një bashkëpunim të drejtpërdrejtë.

Pikë së treti, terrori ka vënë nën shënjeshtër, të tërë popujt e rajonit, pa dallim se cilit besim fetar, ose sekti i përkasin ato. Ne kemi përjetuar tanimë, se si shpërthimet kanë vënë nën shënjestër, shtëpitë dhe faltoret e popujve në Irak, Siri, Liban dhe Jemen, si të muslimanëve ashtu dhe të krishterëve.

Por plani qendror perëndimor, është përqendrimi i këtyre sulmeve terroriste, që të godasin kryesisht praninë e të krishterëve në rajon, duke bërë të mundur kështu, përçarjen e shteteve arabe, duke u nisur në krijimin e përçarjeve, të ndarjes së besimit fetar dhe sektar.

Pikë së katërti, shtetet si Katari, Turqia dhe Arabia Saudite, janë bashkëpunëtore të këtij terrori dhe ata janë mbështetësit parësorë ideologjikë, financiarë, logjistikë dhe strukturorë të El-Kaides dhe ISIS-it.

Rreziku i madh për Egjiptin, vjen si pasojë e rëndësisë dhe ndikimit të madh që ka. Për të përballuar rrezikun kombëtar, duhet një orvatje kombëtare dhe nuk mund të përballohet individualisht. Hapi i parë në këtë rrugë, kalon në Damask, sepse është bastioni i rezistencës, kryengitjes dhe i lirisë, i cili është duke shënuar, një luftë epike të pavdekshme, kundër bishave të shëmtuara gjakpirëse.

Burimi : iuvmp/ ml

OPINIONE

INTERVISTA