Rrëzohet avioni i linjës SHBA-Bangladesh me 67 pasagjerë, dyshohet për viktima

Një avion pasagjerësh i linjës SHBA-Bangladesh është rrëzuar në Aeroportin ndërkombëtar “Tribhuvan” të Kathmandusë, në Nepal, këtë të hënë.

Në avion udhëtonin 67 pasagjerë, prej të cilëve 17 janë shpëtuar, ndërsa detajet mbi këtë incident vijojnë të jenë të pakta.

Sipas një zëdhënësi të këtij aeroporti, avioni u përfshi nga flakët pasi doli jashtë piste gjatë uljes, e përfundoi duke u përplasur në një terren sportiv pranë aeroportit.

Avioni ishte nisur nga Dhaka dhe mbërriti në aeroport për ulje në orën 14:20 me atë lokale.

Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe një personel ushtarak i Nepalit janë përfshirë në operacionet e ndihmës së parë.

Sipas autoriteteve aeroportuale, defektet teknike në avion gjatë uljes mund të jenë shkak i këtij incidenti./ tch

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne