Rrëzohet helikopteri në Rusi, vdesin 18 persona

Në rajonin Krasnoyarsk të Rusisë u rrëzua një helikopter, 3 persona të ekuipazhit dhe 15 pasagjerë mbetën të vdekur.

Sipas lajmit të agjencisë ruse të lajmeve TASS të bazuar tek autoritet t sigurisë, në rajonin Krasnoyarsk, një helikopter i kompanisë ajrore Utair, menjëherë pas ngritjes bëri një ulje të fuqishme.

Helikopteri mori flakë për shkak të përplasjes në tokë dhe 18 personat në të nuk mundën të shpëtohen.

Autoritetet ruse bënë të ditur se helikopteri i ngritur nga aeroporti Igarka mund të jetë rrëzuar për shkak të gabimit të pilotit ose për shkak të problemeve teknike.

Ndërkaq po hetohet edhe për mundësinë që aksidenti ajror të jetë shkaktuar edhe nga përplasja me një helikopter që transportonte mallra.

Ekipet e shpëtimit bëjnë të ditur se janë gjetur të dyja kutitë e zeza të helikopterit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne