Bota

Rrëzohet një aeroplan udhëtarësh në Kanada (Video)

Një aeroplan i kompanisë “Uest Uind” është rrëzuar në Kanada. Në të ndodheshin 25 persona, 22 nga të cilët udhëtarë dhe tre anëtarë të bordit.

Aeroplani është rrëzuar kohë të shkurtër pas fluturimit nga aeroporti Fond du Llak, në Saskaçevan.

Sipas informacioneve fillestare, disa persona janë lënduar më lehtë. Nuk ka raporte për të vdekur.

Në vendin e ngjarjes ka ekipe shpëtimi. Ministria kanadeze e Transportit filloi hetim.

OPINIONE