Rrëzohet një avion ushtarak i Iranit

Një avion i forcave iraniane është rrëzuar në provincën jugerëndimore Bushehr në brigjet e Gjirit Persik.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se avioni ushtarak rrëzuar në brigjet e qarkut Tangestan për shkak të një problemi teknik teksa po kryente një fluturim trajnues pas ngritjes nga Baza Ajrore e Bushehrit.

Abdulhusein Refiipur, zyrtar lokal në Tangestan, tha se dy pilotët në avion kanë shpëtuar gjallë.

Ende nuk janë dhënë detaje lidhur me tipin e avionit të rrëzuar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne