Rrëzohet një dron i Izraelit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan

Një dron zbulues dhe spiun i regjimit sionist është rrëzuar në rajonet e kontrolluara nga Autoriteti Autonom Palestinez në BPLJ.

Lajmi është bërë i ditur nga kanali televiziv Sky News Arabic sipas të cilit deri tani nuk dihen shkaqet e rrëzimit të këtij avioni. Ditën e mërkurë agjencitë informative kanë bërë të ditur se një raketë është lëshuar në rajonin Golan në kohën kur ky rajon po vizitohej nga kryeministri i regjimit sionist. Netanjahu duke kërcënuar Sirinë ka thënë: Nuk pranojmë dhe nuk lejojnë që Izraeli të qëllohet me armë apo raketa dhe ndaj çdo sulmi do të japim përgjigje. Po të mërkurën ushtria e regjimit sionist edhe një herë ka bombarduar pozicionet e ushtrisë siriane në rajonin Semadanie Lindor në provincën Ganitra. Që nga koha e nisjes së krizës në Siri, regjimi sionist duke mbështetur terroristët, disa herë ka sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne