Rripi i Gazës – Numri i policëve që ranë dëshmorë në sulmet terroriste doli në 3

Numri i policëve që ranë dëshmorë në dy sulme me bomba të ndërmarra ndaj postblloqeve policore në perëndim të Gazës, doli në 3.

Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Palestinës thuhet se në këto sulme kanë rënë dëshmorë policët Selame Maxhid En-Nedim, Vail Musa Muhamed Halife dhe Ala Ziyad Al-Garabili, ndërsa u plagosën edhe 3 policë të tjerë.

Informatat për ata që i kryen këto sulme do të publikohen në të ardhmen, ndërsa thuhet se aktorët e këtyre krimeve nuk do të mbeten pa u ndëshkuar.

Në komunikatë në mes tjerash thuhet që Izraeli dhe agjentët e tij po përpiqen të thyejnë besimin dhe stabilitetin në Gaza dhe përdorin mjete të ndryshme për këtë, ndërsa forcat e sigurisë kanë bërë që të dështojnë shumë plane në këtë drejtim.

Ministria e Brendshme u bëri thirrje popullit dhe grupeve palestineze që të dënojnë autorët e këtyre akteve dhe të jenë të bashkuar kundër atyre që u përpoqën të krijonin dobësi të sigurisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne