Rripi i Gazës-Shpërthim gjatë kalimit të autokolonës së kryeministrit të Palestinës

Një shpërthim ka ndodhur gjatë kalimit të autokolonës së Kryeministrit të Palestinës, Rami el-Hamdallah në Rripin e Gazës.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, pas shpërthimit gjatë kalimit të autokolonës së kryeministrit, bëhet e ditur se u dëgjuan edhe të shtëna armësh.

Në ngjarje u dëmtuan 3 automjete të autokolonës por nuk pati të vrarë ose të plagosur.

Burimet e Ministrisë së Brendshme në Bregun Perëndimor parashtruan se zhurma e shpërthimit në autokolonë erdhi si pasojë e çarjes së gomës.

Udhëheqja palestineze pretendoi se përgjegjësi i shpërthimit në fjalë është Hamasi.

Kryeministrit të Falestinës, Rami el-Hamdallah që shkoi këtë mëngjes në Rripin e Gazës për një vizitë të shkurtër shoqërohet nga Shefi i Shërbimit Informativ të Palestinës, Macid Ferec.

Bëhet e ditur se programi i Hamdallah vazhdon ashtu siç ishte planifikuar më parë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne