Rriten tensionet midis SHBA-së dhe Turqisë përgjatë kufirit sirian

SHBA-ja reagoi ndaj sulmeve turke të javës së kaluar kundër forcave aleate kurde në Irak dhe Siri, duke vendosur një numër në rritje të trupave amerikane në automjete të blinduara përgjatë kufirit Siri-Turqi, duke synuar të ofrojë një lloj zbutjeje dhe të parandalojë sulme më të mëdha turke.

Kjo duket se nuk po funksionon, dhe tensionet midis qeverisë turke dhe SHBA-së po rriten, me zyrtarët turq që janë të pakënaqur që SHBA-ja po u zë rrugën, duke e parë këtë si fakt që SHBA-ja po merr anën e kurdëve kundër tyre.

Presidenti turk Erdogan këmbënguli që ishte “thellësisht i pikëlluar” teksa shihte flamurin amerikan duke fluturuar së bashku me “terroristët” kurdë të YPG-së, duke thënë se ai ka ndërmend t’i kërkojë Presidentit Tramp të ndalojë mbështetjen e kurdëve në një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se “kjo duhet të ndalet tani”.

Ndërkohë, Erdogani këmbënguli që prania e SHBA-së nuk do t’i ndalojë sulmet turke, dhe se Turqia ruan mundësinë për të sulmuar forcat kurde në Irak ose Siri ose në të dyja në të ardhmen, pavarësisht nga ajo që mendon SHBA-ja. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne