Rriten tensionet në Greqi, zjarr në një kamp refugjatësh, përleshje në kufi me Turqinë

Një zjarr ka përfshirë një kamp të refugjatëve në Ishullin Lesbos të Greqisë, teksa tensionet janë rritur pas protestave për hapje të kufirit.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të qarta raportojnë mediat e huaja.
Në ditët e fundit, shumë emigrantë janë strehuar në Lesbos pas rritjes së numrit të tyre që vijnë nga Turqia. Qindra nga ta janë munduar të arrijnë në këtë ishull që nga deklarata e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan javën e kaluar për “hapjen e dyerve” për refugjatët që të hyjnë në Evropë.

Por, të shtunën, presidenti turk urdhëroi rojën bregdetare të mos lejojë kalimin e migrantëve nëpër Detin Egje për shkak të rrezikut për jetën.

Turqia javën e kaluar i hapi kufijtë drejt Evropës, duke thënë se nuk mund të zbatojë më një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në për të parandaluar hyrjen e migrantëve në Evropë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne