Rritet në 100 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Bejrut

Kryqi i Kuq i Libanit ka njoftuar se numri i të vdekurve nga shpërthimi i djeshëm në Bejrut është rritur në 100, ndërsa i të plagosurve në 4.000

Në llogarinë e Twitterit të Kryqit të Kuq të Libanit thuhet se 75 auto-ambulancë bashkë me 375 persona të ndihmës së parë punojnë për t’u ndihmuar të plagosurit.

Shoqata Libaneze e Bankave në deklaratën nga ueb-faqja e tyre, njoftoi se për shkak të shpërthimit të ndodhur në Portin e Bejrutit dhe ka shkaktuar dëme në vende të ndryshme të qytetit të gjitha degët e bankave do të jenë të mbyllur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne