Rritet numri i viktimave në rripin e Gazës, Palestina lajmëron vdekjen e një tjetër protestuesi

Ministria e Shëndetsisë së Gazës njoftoi se një palestinez humbi jetën në përplasje me ushtrinë izraelite në kufijtë e Izraelit me Gazën, në kuadër të trazirave që lidhen me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Presidentit Amerikan Donald Trump, trazira që kanë filluar prej datës 6 Dhjetor.

Sipas përfaqësuesit të ministrisë, një 24-vjeçar u vra me armë zjarri nga ushtria izraelite ditën e premte. Ndërsa ushtria izraelite deklaroi se po shqyrton çështjen.

Ky rigjallërim i dhunës vjen një ditë pas humbjes së Amerikës në votimin e njohjes së Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, me 128 vende kundër vendimit të SHBA-ve.

Ndërsa presidenti palestinez Mahmut Abaz motivoi Europën dhe veçanërisht Francën për të luajtur rol të rëndësishëm në negociatat për paqe, duke theksuar se nuk bëhet më fjalë, që të pranojë ndonjë plan paqeruajtës nga SHBA, pas iniciativës Trump për Jeruzalemin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne