Rritja e çmimit të naftës/ Godet Kapexhiu me karikaturën e radhës…

Projektligji për të rritur me 20 lekë çmimin e naftës në Shqipëri, nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët të cilët kanë vendosur që ditën e hënë të ngrihen sërish në protestë.

 

Në rrjetet sociale po bëhet thirrje që ditën e hënë nga ora 12:00 deri në orën 15:00, të gjithë shoferët të ndalin makinat e tyre në kryqëzime në shenjë proteste ndaj qeverisë dhe kryeminsitrit Edi Rama.

 

“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”, lexohet në posterin e publikuar në rrjetet sociale.

 

Nisur nga kjo, mjeshtri Bujar Kapexhiu ka skicuar karikaturën e radhës, ku shfaqet kryeministri Rama, i cili “po mbyt” shqiptarët me gjobat që vijnë si rezultat i rritjes së çmimit të naftës por dhe koncensioneve korruptive./standard

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne