Rritja e çmimit të naftës, të hënën fiken makinat në shenjë proteste

Projektligji për të rritur me 20 lekë çmimin e naftës nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, të cilët kanë vendosur të mobilizohen mes tyre për të zhvilluar ditën e hënë një protestë simbolike.

 

Në rrjetet sociale është përhapur në formë virale thirrja që ditën e hënë duke filluar nga mesdita e deri në orën 15:00, të gjithë drejtuesit e automjetëve të ndalen në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime, në shenjë proteste ndaj taksës së re të qeverisë dhe  për të kërkuar uljen e çmimit të naftës.

 

“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për të kërkuar  uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 të reja lekë për litër”, lexohet në posterin e publikuar në rrjetet sociale.

 

Më herët këtë javë, ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj, hodhi poshtë zërat për rritjen e çmimit të karburantit, ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, reagoi duke e quajtur këtë deklaratë një mashtrim. Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Shehaj publikoi një dokument me ligjin për taksën e re, që sipas tij vërteton të kundërtën e deklaratës së ministres Denaj./lapsi

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne