Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes për të përmbushur synimet e NATO-s – ja çfarë thonë evropianët

53 përqind e italianëve besojnë se vendi i tyre nuk duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në përputhje me rregullat e NATO-s, ndërsa në Francë dhe Gjermani më pak se gjysma janë në favor të arritjes së objektivave të shpenzimeve të NATO-s, tregoi një sondazh i IFOP.

Më 25 maj, Presidenti i SHBA-së Donald Tramp tha në një samit të NATO-s në Bruksel se anëtarët e tjerë të aleancës duhet të paguajnë “pjesën e tyre të drejtë”, dhe theksoi se vetëm pesë nga vendet anëtare ishin duke ndarë 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, që është synimi i vendosur në samitin e vitit 2014 në Uells.

Sipas anketës, 53 për qind e italianëve, 47 për qind e gjermanëve dhe 35 për qind e francezëve nuk duan që shpenzimet e mbrojtjes të rriten.

Në të njëjtën kohë, 44 për qind e francezëve, 36 për qind e gjermanëve dhe 31 për qind e italianëve janë në favor të rritjes.

Në Mbretërinë e Bashkuar, e cila, ndryshe nga tre vendet e tjera, shpërndan më shumë se 2 për qind të PBB-së së saj për mbrojtje, 54 për qind e të anketuarve mbështetën mbajtjen e shpenzimeve ushtarake në të njëjtin nivel, ndërsa 25 për qind ishin kundër.

Sipas sondazhit, të anketuarit më të rinj se 35 vjeç në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë më pak të ngjarë nga ata që janë më të moshuar që të duan shpenzime më të larta të mbrojtjes, ndërsa në Gjermani dhe Itali gjendja është e kundërta.

Anketa u krye më 21-25 prill midis 2,302 të anketuarve, të moshës 18 vjeç e lart.

Vetëm një pjesë e vogël e anëtarëve të NATO-s kanë arritur objektivin 2 për qind që nga viti 2016. Shtetet e Bashkuara janë shpenzuesi më i lartë, duke shpërndarë mbi 3.6 për qind të PBB-së së saj në mbrojtje, pasuar nga Greqia, Mbretëria e Bashkuar, Estonia dhe Polonia. 23 anetarët e mbetur janë nën objektiv. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne