Rritja e taksave për biznesin e vogël, qëndrimet e ndryshme të Edi Ramës para dhe pas zgjedhjeve

Heqja e taksave për biznesin e vogël ka qenë një nga ‘armët’ e forta të kryeministrit Rama në fushatën zgjedhore të vitit 2013.

Në atë kohë, Rama që ishte në opozitë u shkonte tregtarëve derë më derë dhe dëgjonte me durim ankesat për rënien e fuqisë blerëse, për barrën e rëndë të taksave apo se si shtynin me vështirësi ditët duke menduar për falimentimin.

Në takimet më njerëzit, Rama u shtrëngonte duart, i përqafonte në fushatë, tregonte mirëkuptim dhe mbështetje që pasoheshin nga konferenca shtypi, ku i qahej halli tregtarëve, bëheshin llogaritë e dyqaneve të vogla dhe përsëriteshin premtimet për taksa zero.

Video Player

00:00
02:07

Para zgjedhjeve të vitit 2017, mburrej me lehtësirat e krijuara për bizneset e reja. Në një takim me të rinj që sapo kishin hapur një biznes, Rama e quajti një stimul shumë të madh për biznesin e vogël heqjen e taksave.

“Edhe e përgjysmuar siç ishte, prap ishte problem. Ne do vendosim një sistem drejtësie”, është shprehur Rama.

Në asnjë pikë të programit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e shkuara nuk u përmend mundësia e rikthimit të biznesit të vogël në skemën e TVSH-së.

Përkundrazi, në fushatë përmendej si arritje heqja e tatimit për biznesin e vogël, si një përfitim për 83 mijë familje që mbijetojnë me këto biznese.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne