Bota Islamofobi

Rritje drastike e krimeve të urrejtjes anti-fetare në Kaliforni

Agjensitë e zbatimit të ligjit njoftuan se krimet anti-muslimane të urrejtjes në Kaliforni kanë shkuar nga 18% në 2014 në 40% në 2015.

Raporti gjithashtu tregon se krimet e urrejtjes anti-latine shkuan nga 60% në 2015 në 81% në 2016.

Në vitin 2016, krimet e urrejtjes kundër njerëzve në bazë të fesë së tyre janë rritur në krahasim me vitet e kaluara.

Agjensitë gjithashtu raportuan një rritje prej 11.2% në krimet e përgjithshme të urrejtjes në Kaliforni. Sipas zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë të shtetit, ky është viti i dytë në radhë që shteti ka pasur rritje dyshifrore.

Grupet e të drejtave civile thonë se kandidatura e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe retorika e tij nxitëse kundër muslimanëve dhe emigrantëve mund të jenë një faktor.

Megjithatë, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë nuk komentuan mbi shkakun e mundshëm të rritjes.

Gjatë gjurmës së fushatës së tij, atëherë kandidati Donald Trump tha se do të ndalonte hyrjen nga vendet muslimane. Që nga marrja e detyrës, ai ka bërë gjithçka në fuqinë e tij për të kryer atë që kishte premtuar.

Gjatë mandatit të Barak Obamës, Trumpi përsëriti në mënyrë të përsëritur se Obama është një “musliman i fshehtë”, duke lënë të kuptohet se ka diçka të gabuar në të qenurit musliman.

Një shkak tjetër i rritjes mund të jetë vëmendja e gjerë që marrin në media sulmet terroriste të lidhura me muslimanët në Shtetet e Bashkuara.

Sipas një studimi akademik, sulmet e terroristëve të kryera nga të vetë-përshkruarit muslimanë marrin pesë herë më shumë mbulim mediatik se ato të kryera nga jo-muslimanët në vend. / © Gazeta Impakt

OPINIONE