Rrogozhina “zbor” Ramës: O hajdut na ke vjedh simbolin…do e hash!

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama nuk është pritur mirë në Rrogozhinë kur është përballur me disa mbështetës të Partisë Demokratike.

Ata kanë qenë të revoltuar ndër të tjera, për faktin që kryeministri po bën fushatë me simbolin e PD-së, dy gishtat, që në këtë rast simbolizojnë numrin 2 në fletën e votimit për Partinë Socialiste.

Ata e kanë filmuar Ramën teksa ky i fundit është duke ecur në rrugë për në takimin elektoral në Rrogozhinë, dhe bërtasin njëzëri “gjashta – gjashta” që është numri i PD-së në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 qershorit.

“O hajdut na ke vjedhur simbolin – thonë ata – je për tu hedhur në gjyq…do ta hash”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne