Rrogozhinë 1982 – Bularat 2018

Ngjarja e Bularatit po nxjerr në pah një pikë të dobët, të paktën sipas versioneve zyrtare: vrasjen e protagonisit Konstandinos Katsifas. Ky thuhet se ka patur një armë, Kallashnikov me të cilin ka qëlluar ndaj policisë. Kjo e fundit, më saktë forcat Renea, kanë bërë thirrje për dorëzim, por ai ka vazhduar të qëllojë çka ka sjellë neutralizimin.
Ka zëra që thonë se Katsifas mund të kapej i gjallë, pasi në fund fare do t’i mbaronte municoni dhe tentativa e tij ekstreme do të mbaronte me arrestim. Një gjë e tillë nuk ndodhi.

Rasti në fjalë, përqendruar në përfundimin e operacionit policor, kërkon padyshim zbardhjen e plotë të ngjarjes, por për nga dinamika na kujton një moment tjetër, nga një kohë e largët. Në rrëfimet e veta, ish-kreu i Kundërzbulimit shqiptar, Hasan Luçi, ka hedhur dyshime të forta për likujdimin e Sabaudin Haznedarit, që në shtator të vitit 1982 zbarkoi në Divjakë si pjesë, apo më mirë si drejtues i asaj që njihet si Banda e Xhevdet Mustafës, detyra e së cilës ishte vrasja e Enver Hoxhës. Luçi thotë se Haznedari u vra me snajper pasi ishte izoluar në një bunker, ndërkohë që kapja gjallë e tij do të ndihmonte në zbardhjen e shumë enigmave dhe me gjasë nuk do të lejonte që ngjarjet të interpretoheshin ashtu siç u interpretuan gjatë procesit të Kadri Hazbiut.
Sot nuk ka këtë peshë, por në media po dalin njerëz që thonë se Katsifas ishte pjesë e një axhende ekstremiste. Ndaj kapja gjallë e tij do të pamundësonte çdo spekullim. Po sjellim më poshtë dëshminë e Luçit, që ngacmon të njëjtat dyshime që sot po përdoren për vrasjen e Katsifas:

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne