“Rruga e muslimanëve” adresa e shijeve të Ramazanit në Kinë (FOTO)

Muslimanët në qytetin Sian (Xian) të Kinës muajin e Ramazanit e presin në një atmosferë festive. “Rruga e muslimanëve Hui” apo siç njihet ndryshe “Muslim Street” (Huimin) është adresa e shijeve të tyre tradicionale të Ramazanit në vend, shkruan AA.

Rruga “Huimin” në qytetin Sian e cila është themeluar pas ardhjes për herë të parë të tregtarëve dhe udhëtarëvë muslimanë në periudhën e Dinastisë Tang (618-907), njihet si vendi ku jetojnë muslimanët në qytet.

“Huimin”, ofron alternativa të ndryshme për muslimanët gjatë muajit të Ramazanit, ku restorantet dhe dyqanet përballen me fluksin e vizitorëve në rajonin ku jetojnë 60 mijë muslimanë kinezë që bartin ende shenjat e dinastive Ming dhe Çing.

“Huimincie”, adresa e shijeve në Ramazan

Ata që kërkojnë shije tradicionale në Ramazan drejtohen në “Huimincie” ku për muslimanët shiten ushqime, ëmbëlsira, akullore dhe pije të ndryshme.

Shumë nga dyqanet dhe restorantet që u përkasin muslimanëve në “Huimincie”, presin një numër të madh të vizitorëve muslimanë vendas dhe të huaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne