“Rruga më e mirë për stabilitetin, ndërtimi i zonës së sigurtë në Siri”

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, Jonathan Hoffman, ka deklaruar se janë tërhequr nga rruga e një ndërhyrjeje të mundshme e Turqisë në veri të Sirisë për të ofruar sigurinë e ushtarëve amerikanë.

Pas vendimit mbi Sirinë të presidentit amerikan, Donald Trump, Hoffman ka reaguar ndaj pretendimeve se presidenti Trump nuk është këshilluar me Pentagonin për vendimin e tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga zonat e caktuara në veri të Sirisë përballë një operacioni të mundshëm të Turqisë.

“Pavarësisht lajmeve të gabuara që janë bërë, presidenti është këshilluar me sekretarin Mark Esper dhe shefin e shtabit gjeneralin Mark Milley lidhur me situatën në veri të Sirisë përballë operacionit ushtarak të Turqisë, si dhe lidhur me përpjekjet për të mbrojtur ushtarët amerikanë”, ka theksuar Hoffman në një deklaratë me shkrim.

Në deklaratën e tij Hoffman tha se, “Departamenti ende mbron qëndrimin e tij se rruga më e mirë për të vendosur stabilitetin është ndërtimi i zonës së sigurtë në Siri. Fatkeqësisht Turqia zgjodhi të hedh hap të njëanshëm. Si rezultat jemi tërhequr nga rruga e ndërhyrjes së mundshme të Turqisë për të siguruar sigurinë e ushtarëve amerikanë në veri të Sirisë. Aktualisht nuk ka ndryshim në praninë tonë ushtarake në Siri”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress