Rrugaçi Milaim Zeka: Mund ta godas edhe Albin Kurtin, por nuk jam rrugaç!

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka mbajtur fjalimin e parë në Parlamentin e Kosovës qysh nga përleshja që e ka pasur me deputetin e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, në emisionin INFO LOKALE në Klan Kosova. Zeka e ka përsëritur se ai nuk frikësohet dhe se me “karkaleca e rrugaçë” as nuk merret.

Madje Zeka tha se ai fare lehtë do të mund të shkonte e ta godiste Albin Kurtin, por nuk e bën një gjë të tillë, “sepse nuk jam rrugaç”. “Qytetarët e Kosovës do ta shohin se kush ka ardhur këtu me program me bo luftë qytetare. Do flasim me fakte, me dokumente me dosje. Mua s’mund të më ndalë askush, nuk frikohem. Unë mundem të vij dhe t’i bie shuplakë Albin Kurtit, por unë nuk jam rrugaç, ndërsa Albin Kurti i ndërsen zagarët kundër meje”.

“Rexhep Selimi le ta ketë turp që nuk ka mbajtur qëndrim, e unë e kam mbajtur në shtëpi”. “Unë me karkaleca nuk merrem, por mua më ka rreh Albin Kurti, më ka rreh Glauk Konjufca, më ka rreh Rexhep Selimi, më ka rreh Albulena Haxhiu, gjyshin e së cilës e kam pasur idol”.

Zeka ka shfrytëzuar rastin t’i kërkojë falej deputetes, Besa Gaxherri, pasi ditë më parë kishte një polemikë me të, ndërsa ka treguar se i kishte kërkuar falje edhe koleges të cilën e kishte quajtur “lopë e Danimarkës”, sa ishte gazetar, njofton Klan Kosova.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne