“Rrumbullakun nuk e kontrollonte krimi, u detyrua të dorëhiqej!/ Zbulohen emrat e disa kandidatëve për drejtues të policisë

Klodiana Lala ka folur për dorëheqjen e Muhamet Rrumbullakut nga drejtor i Policisë së Shtetit dhe “garën” që është hapur për zëvendësimin e tij. Lala tha se Rrumbullaku nuk ishte një drejtues i kapur nga krimi dhe se u detyrua të dorëhiqej. Ajo tregoi disa emra kandidatësh që mund ta zëvendësojnë.

“Zoti Rrumbullaku, me gjithë mangësitë që mund të ketë një drejtor, kam krijuar bindjen që nuk ishte i kontrolluar nga krimi i organizuar. Mendoj se zoti Rrumbullaku ishte ndër kandidaturët e gjithëpranuara, pavarësisht se është përdorur fotoja e tij e çiftelisë. Ai bëri një dorëheqje të detyruar, për shkak të presionit që krimi i organizuar bëri ndaj politikës shqiptare. Mund të ketë bërë gabime, por kishte luftë klanesh, brrylash. Ikja e zotit Rrumbullaku do të hapë një gropë të madhe dhe problematike. Një sërë zyrtarësh janë të inkriminuar.

Njëri nga zyrtarët e policisë, kur e pyeta, më tha nuk kandidoj, sepse tha nuk jam në grupin e të preferuarve. Një moment më thotë me batuta, Edi Rama mendon se do të zgjedhe drejtorin e policisë të luftojë krimin, por është krimi që po e zgjedh…
Uroj të jetë i ndershëm dhe me integritet. Megjithatë, kam parë emra të zyrtarëve të mirë në garë. Cilido që të vijë do të ketë anatemim të fortë.

Ju e përmendët zotin Prençi, është një nga kandidaturat, ka karrierë të gjatë, edhe unë nuk e shoh si favorit. Ai thotë se i plotëson kriteret e ligjit dhe për këtë arsye thotë se duhet të jetë.

Një kandidaturë tjetër, është Gentjan Shehaj, sipas meje me shumë integritet, është në akademi. Është Sami Rasha, ka qenë drejtor i SHKB në atë kohë, aktualisht edhe ky është në akademi. Një tjetër, Ardian Çipa, që aktualisht është në Gjirokastër.

Ilir Proda, drejtor i Elbasanit edhe ai kandidaturë. Adriatik Tafçiu, më thanë është ndër kandidatët e favorizuar, ka dakordësi mes palëve. Një tjetër është drejtori aktual i Durrësit, Skënder Hita. Një pjesë prej këtyre i shoh, si me integritet, por këtë nuk e përcaktoj unë. Flitet edhe emri i zotit Nallbati, por deri tani nuk ka. Edhe Edmond Sulaj, drejtor i Shkodrës, që u anatemua nga zoti Bardhi. Është edhe Pëllumb Seferi, tjetër kandidat.

Ministrin e Brendshëm e njoh shumë vite më parë dhe kam gëzuar respekt në distancë. Por kur kam dëgjuar deklaratën e tij për shtyp, që ishte shkruar ose nga Bora Muzhaqi ose nga Elisa Spiropali, propagandë e shëmtuar. Të dëgjosh deklaratën e parë të Ministrit të Brendshëm… Flite për policë të kequshqyer dhe të tradhtuar prapa shpine. Po është ministër zotëria, të marrë masat”, tha Lala. /Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne