Ruçi-Metës: Ju pritem boll. Ose votoni Presidentin ose në zgjedhje për 45 ditë

Zhvillime të befasishme kanë ndodhur mesditën e sotme. Partia Socialiste me anë të kreut të grupit parlamentar Gramoz Ruçi ka kërkuar nga Ilir Meta që të zgjidhjet presidenti i Shqipërisë ose të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Pjesë nga fjala e Gramoz Ruçit:

Dakord, sot, edhe pse i kemi votat për ta zgjedhur që në raundin e parë, dhamë gjithë kohën e nevojshme që kundërshtarët tanë politikë të jepnin një kandidaturë të pranueshme edhe ne nga ne.

Ju prisnit që ne të jepnim dakordësinë tonë që ne t’i drejtoheshim Partive Popullore Evropiane që nuk kanë qenë shumë dashamirëse dhe ne ramë dakord me ju.

Ju prisnit që ne të jepnim dakordësinë tonë që ne t’i drejtoheshim Partive Popullore Evropiane që nuk kanë qenë shumë dashamire dhe ne ramë dakord me ju për t’u dërguar ftesën edhe ata dërguan një zotëri shumë të nderuar që u prezantua me një status të trefishtë:

Si Zv.President i PPE, si Kryetar i Komisionit të Jashtëm edhe si përfaqësues i Kabinetit të Merkelit. Ai erdhi me një tjetër eurodeputet dhe ju jeni dëshmitar okular që ne Kryetar ramë dakord me platformën e paraqitur prej jush.

Neve na kërkuan që të thellohemi jashtë logjike normale, kushtetuese, ligjore, demokratike dhe njerëzore.

Ne sigurisht që i duam Gjermaninë dhe përfaqësuesit e saj, pasi ne shqiptarë siç thoshim unë dhe Saliu, e kemi si fener ndriçues për ligjin, respektin që kanë për të drejtat e njeriut dhe ligjin. Por na habit që kur gjermanët vijnë në Shqipëri bëhen si ne dhe na kërkojnë gjëra që në vendin e tyre, politikanët as nuk i imagjinojnë. Na kërkuan që të shtyjmë zgjedhjet, na kërkuam të prekim qeverinë, pa asnjë argument, vetëm për të pushuar të qarat e familjes që bërtet që do edhe penalti, edhe topin, edhe portën bosh!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne