Ruçi takon ambasadorin e Arabisë Saudite: Mirënjohje për njohjen e Kosovës –

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi priti ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Abdelmomen Mohammed Sharaf.

Ruçi i shprehu ambasadorit urimet për vijimin me sukses të misionit të tij diplomatik në Shqipëri.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëdhëniet shumë të mira midis të dy vendeve mund dhe duhet të intensifikohen. Në këtë kuadër, shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit Ruçi nënvizoi nevojën e përfundimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve midis të dy qeverive që janë në proces, si ato në fushën fiskale, të turizmit, transportit ajror, në fushën ushtarake etj.

Kryetari i Kuvendit theksoi edhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit parlamentar midis të dy vendeve. Diplomacia parlamentare e Shqipërisë po merr një rëndësi gjithënjë e më të madhe, si një mjet efikas për rritjen e kontakteve dhe forcimin e marrëdhënive dy e shumëpalëshe.

Ruçi shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për njohjen e Kosovës nga Arabia Saudite dhe kërkoi nxitjen e lobimin saudit për njohjen e pavarësisë së saj nga vendet e tjera anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Ligës Arabe, kërkesë që Z. Ambasador e mirëpriti dhe shprehu agnazhiminin e tij për të vazhduar të punojë në këtë drejtim.

Nga ana e tij, Ambasadori Abdelmomen Mohammed Sharaf falendëroi Kryetarin e Kucendi Gramoz Ruçi për vullnetin për të forcuar e zgjeruar marrëdhëniet midis të dy vendeve. Këto marrëdhënie mund të zhvillohen e përfitojnë edhe nga Nisma 2030 e Arabisë Saudite, e cila përveç prioriteteve të zhvillimit të vendit, synon edhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar ekonomik e tregëtar të Arabisë Saudite. Në këtë kuadër do te mbështeten më shumë edhe investimet saudite në Shqipëri.

“Ndjenjat pozitive që ju ushqeni dhe mirësia që rrezatoni”, iu drejtua Ambasadori Abdelmomen Mohammed Sharaf Kryetarit Gramoz Ruçi, janë një garanci për ngritjen në një shkallë më të lartë të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite./ tema

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne