Rudi Giuliani dhe rënia e kullave binjake në 11 shtator

nga David Ray Griffin dhe Elizabeth Woodworth.

Shënim: Dihet qartë se presidenti Donald Trump në administratën e tij ka bërë shumë “emërime të shkëlqyera” si Michael Flynn, Sean Spicer, Anthony Scaramucci, Steve Bannon dhe Rex Tillerson. Tani po bën përsëri të njëjtën gjë. Është e vërtetë se Rudi Giuliani gënjeu me sjelljen e tij në 11 shtator, por Trumpi ka një tolerancë të madhe ndaj të gënjyerit.

Megjithatë ekziston një pengesë e mundshme: Edhe Trumpi mund të jetë shqetësuar kur mësoi se gënjeshtra e Giulianit u bë për të fshehur përgjegjësinë e tij të pjesshme për vdekjet e asaj dite. Historia që qëndron pas gënjeshtrës është e dokumentuar në esenë më poshtë, e cila është një kapitull nga libri jonë, Demaskimi i 11 shtatorit: Një pasqyrim i një paneli investiguesish ndërkombëtarë, i cili do të publikohet në gusht 2018. Kjo pjesë hyrëse është thjesht nga ne të dy dhe jo nga paneli konsensual i 11 Shtatorit i cili shqyrtoi provat duke përdorur një model konsensusi standard.

DRG (Kalifornia)

EW (British Columbia)

Pretendimi se kryetari i bashkisë i Nju Jorkut Giuliani nuk e dinte gjë se Qendra Tregtare Botërore do të shembej

Hyrje

Një nga ngjarjet më të habitshme të 11 shtatorit ishte se atë mëngjes kryebashkiaku i Nju Jorkut Rudy Giuliani i tha Peter Jenningsit të ABC-së se ai dhe ekipi i tij i menaxhimit të emergjencave ishin paralajmëruar se Qendra Botërore e Tregëtisë do të shembej, prandaj ata kishin vendosur të largoheshin nga ndërtesa në rrugën Barclay.

Në vonë ai i dha komisionit të 11 Shtatorit një deklarate krejt të ndryshme rreth asaj se cila ndërtesë pritej që të shembej.

Komisioni i 11 shtatorit nuk e pyeti atë për kontradiktat e dukshme, kështu që versioni që i dha komisionit u konsiderua si ngjarja zyrtare.

Raporti zyrtar

Më 19 maj 2004, kryebashkiaku Giuliani dëshmon para Komisionit të 11 Shtatorit. Duke treguar vullnetarisht atë që ai kishte bërë mëngjesin e 11 shtatorit 2001, Giuliani tha se pasi mbaroi mëngjesin në një hotel afër Qendrës Botërore të Tregtisë, atij iu tha se një avion me dy motorë ishte përplasur me Kullën e Veriut. Pastaj, ndërsa kishin hipur në një furgon që po përpiqej të shkonte për në Qendrën Tregtare Botërore, Giuliani dhe shoqëruesit e tij të mëngjesit mësuan se Kulla e Jugut ishte goditur nga një avion i dytë, duke iu bërë të qartë se një sulm terrorist po ndodhte.

Pastaj Giuliani dhe shoqëruesit e tij e kuptuan se furgoni nuk mund të shkonte më tutje se rruga Barclay. Përfaqësuesi i policisë i njoftoi se Qendra Botërore e Tregtisë (në të cilën ndodhej Zyra e Menaxhimit të Emergjencave të Giulianit) ishte evakuuar, kështu që ata duhej të ngrinin një grup komandues në rrugën Barclay 75. Giuliani i tha komisionit se pasi u gjend në rrugën Barclay 75, gjatë pritjes për të biseduar në telefon me nënpresidentin Dick Cheney: Dëgjova një kërcitje, një tavolinë filloi të dridhej dhe dëgjova shefin Esposito të thotë: “Kulla e Jugut ështe rrëzuar, kulla ka rënë. Ndërkohë që ai ishte duke treguar, unë munda të shihja tryezën që po dridhej. Pastaj papritmas mund të shihja sasira të mëdha copërash inertesh dhe ndjeva një si tërmet. Dukej si një re bërthamore. E kuptuam shpejt se ishim në rrezik brenda ndërtesës në rrugën Barclay pasi mund të shembej . . . . Pra, shefi i policisë, unë dhe zëvendës shefi i policisë, vendosëm së bashku se duhej të përpiqeshim që të largonim të gjithë personat nga ndërtesa.

 

Kështu Giuliani dhe ekipi i tij u larguan nga ndërtesa në rrugën Barclay, sepse nëse do të ndodhte diçka dhe ndërtesa do rrëzohej, e gjithë qeveria e qytetit do të shkonte bashkë me të.

Dëshmia

Raporti i Giulianit në komisionin e 11 Shtatorit përmban dy kontradikta serioze lidhur me atë që Giuliani i kishte thënë Peter Jenningsit në një intervistë të atij mëngjesi:

(1) Ai nuk i tha komisionit se ishte paralajmëruar se Qendra Botërore e Tregtisë do të rrëzohej.

(2) Ai i tha Komisionit se ai dhe njerzit i tij u larguan nga ndërtesa në rrugën Barclay nga frika se kjo ndërtesë (jo Qendra Botërore e Tregtisë) mund të shembej.

Intervista e Peter Jenningsit

Ndërsa po intervistohej gjatë mëngjesit të 11 shtatorit përmes telefonit nga Peter Jenningsi, Giuliani tha në lidhje me sulmin në Qendrën Tregtare Botërore:

Shkova në vendin e ngjarjes dhe e vendosëm selinë në rrugën Barclay 75, e cila ishte drejt me rajonin kryesor të policisë, qendrën kryesore të zjarrfikseve dhe qendrën e menaxhimit të emergjencave. Ne ishim duke qëndruar aty kur na u tha se Qendra Botërore e Tregtisë do të rrëzohej. Kulla e Jugut u shemb para se të dilnim nga ndërtesa në rrugën Barclay, kështu që ne u bllokuam në ndërtesë për 10 deri në 15 minuta dhe më në fund pasi gjetëm një dalje, arritëm të dalim.

Deklarata e Giulianit për Jenningsin përputhet pjesërisht me raportimin që më vonë i dha komisionit të 11 Shtatorit, pasi ai nuk i tha komisionit se “na u tha se Qendra Botërore e Tregëtisë do të shembej.” Gjithashtu, ndërsa ai i kishte thënë Jenningsit se ai ishte i shqetësuar se Kullat Binjake do të shembeshin, ai i tha Komisionit se ai ishte i shqetësuar se ai dhe njerzit i tij ishin “në rrezik brenda në ndërtesës në rrugën Barclay, pasi ndërtesa mund të shembej”.

Megjithëse komisioni i 11 Shtatorit nuk i kërkoi llogari Giulianit për kundërthëniet, WNBC raportoi se në maj të vitit 2007, ai u pyet për intervistën me Jenningsin nga një grup i vogël njerëzish me video kamera nëpër duar. Një grua e re, pasi i kujtoi Giulianit deklaratën e tij drejtuar Jenningsit, se “asnjë strukturë çeliku në histori nuk ishte shembur për shkak të zjarrit”, pyeti:

“Si nuk u njoftuan njerëzit nëpër ndërtesa? Kush tjetër kishte dijeni për këtë? Dhe si fjetët gjatë natës? ”

Giuliani u përgjigj: “Nuk e dija se kullat do të shembeshin.”

Pastaj një pjesëtar tjetër i grupit i kujtoi Giulianit se ai i kishte thënë Jenningsit se ishte njoftuar paraprakisht se kullat do të shembeshin, duke shtuar,

“Kush ju tha se kullat do të shembeshin paraprakisht, zotëri?”

Giuliani u përgjigj:

Nuk e kuptova se kullat do të shembeshin. . . . Llogjika ishte se gjatë një periudhe të gjatë kohore, nga mënyra se si ishin shkatërruar ndërtesat e tjera, kullat mund të shembeshin, domethënë gjatë një periudhe prej 7, 8, 9, 10-orësh. Askush nga ata që kam njohur unë nuk di të ketë pasur ndonjë ide se ato do të shembeshin. Kjo ishte një surprizë.

Por ky shpjegim bie në kundërshtim me bisedën e Giulianit me Jenningsin.

“Na u tha që Qendra Botërore e Tregëtisë do të shembej. Dhe u shemb para se të dilnim nga ndërtesa”.

Sipas kësaj deklarate, Giuliani e priste i bindur kolapsin e afërt të njerës prej Kullave Binjake.

Pretendimi e Giulianit për shembjen e ndërtesave të tjera

Shpjegimi alternativ i Giulianit kundërshton faktet:

Së pari, duke folur për “mënyrën se si ishin shembur ndërtesat e tjera”, ai nënkuptoi se ndërtesat e larta të çelikut kishin rënë edhe më parë. (Përndryshe, përmendja e rrëzimit të ndërtesave do të ishte e pakuptimtë). Në fakt, fjalët se “asnjë strukturë çeliku në histori nuk kishte rënë ndonjëherë për shkak të zjarrit”, nuk është kontradiktore. Për shembull dy muaj pas 11 shtatorit, gazetari i New York Times-it, James Glanz shkruante se “ekspertët thanë se nuk mundet që ndërtesat moderne të larta prej çeliku të shemben për shkak të një zjarri të dalë jashtë kontrollit.”

Megjithëse Giuliani pretendonte se një kullë rrëzohej gjatë një periudhe djegie prej 7-10 orësh, ndërtesat prej skeleti të çeliktë që ishin djegur, kishin rrezistuar pa u rrëzuar më tepër se 10 orë:

Në vitin 1988, ndërtesa 62 katëshe e bankës First Interstate Bank Building në Los Anxhelos u dogj për 3 orë e 40 minuta, ndersa 64 zjarrfikësa luftonin me flakët. Zjarri shkrumboi zyrat nga kati i 12-të deri në të 16-in, pa shkatuar asnjë dëmtim në strukturën kryesore.

Në vitin 1991, një zjarr i madh ra në One Meridian Plaza të Filadelfias. Zjarri zgjati 18 orë dhe dogji 8 nga 38 kate të ndërtesës. “Binarët e skeletit mbajtës u përkulën nga shpërthimet e forta të zjarrit”, thoshte raporti i FEMA-s, por “kolonat vazhdonin ta mbanin strukturën pa dëmtime të dukshme”.

Gjatë viteve 90, u kryen një sërë eksperimentesh në Britaninë e Madhe për të parë se çfarë lloj dëmi mund ti bëhej në ndërtese prej çeliku nëse i vihej një zjarr i fortë për orë të tëra. Pas shqyrtimit të këtyre eksperimenteve, FEMA tha: “Pavarësisht temperaturës të binarëve të çelikut që arrinin temperaturën 800-900°C (1,500-1,700°F), në testime nuk u vërejt asnjë kolaps në të gjashtë eksperimentet.

Si përfundim, duke e ditur se ligjet e natyrës nuk kishin ndryshuar as edhe në vitin 2001, kemi nje shmbull tjetër në vitin 2004 ku një zjarr i fortë dogji për 17 orë 20 kate të një ndërtesë 50 katëshe në Caracas, dhe kjo ndërtesë nuk u shemb.

Megjithëse pohimi i nënkuptuar se ndërtesat prej çeliku ishin shembur pas djegies prej disa orësh kishte qenë i rremë, deklarata e tij thoshte:

“Arsyetimi jonë ishte se gjatë një periudhe të gjatë kohore, duke parë mënyrën se si ishin rrëzuar ndërtesat e tjera, kullat mund të shembeshin në atë periudhe kohore.”

Pra, dikush mund të mendojë se Giuliani po tregonte të vërtetën për atë që ai dhe stafi i tij besonin.

Megjithatë, edhe kjo deklaratë ishte e rreme, sepse Robert F. Shea, administratori i agjencisë FEMA për Administratën Federale të Sigurimeve, tha:

“Atë ditë, duke përfshirë edhe veten time, asnjeri nuk besonte se ato kulla do të binin” dhe kjo pikëpamje u konfirmua edhe nga shumë zjarrfikës dhe ekspertë të tjerë.

Prandaj, nuk ka vend për deklarata të dyshimta, sipas së cilave Giuliani nuk i kishte treguar Peter Jenningsit se ai ishte paralajmëruar se “Qendra Botërore e Tregëtisë do të shembej”, por duke pasur parasysh faktin që Giuliani e tha këtë, pyetja tjetër që vjen është: Kush ia dha Giulianit këtë informacion?

Kush e tha Giulianit se Qendra Botërore e Tregtisë so të shembej?

Një përgjigje e pjesshme mund të gjendet në historitë gojore të regjistruara nga Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut:

Zëvendës ndihmës shefi Albert Turi raportoi se, në një kohë kur ata nuk kishin ndonjë tregues të paqëndrueshmërisë strukturore, “Steve Mosiello, asistent ekzekutiv i shef Gancit, erdhi në vendin e komandës dhe tha se po merrte raportime nga OEM (Zyra e Menaxhimit të Emergjencave) se qëndrueshmeria strukturore e ndërtesës nuk ishte e mirë. Pete [Ganci] tha: “mirë, nga kush po i marrim këto raportime? . . . Steve [Mosiello] solli në vendin e komandës një teknik të emergjencës mjekësore. . . Shef Ganci e pyeti atë se nga po i merrnin këto raportime? Përgjigja e tij ishte. . . nuk jemi të sigurt, këtë po e raporton OEM-i.”

Deklarata e Steven Mosiellos tregon se tekniku i emergjencës mjekësore Richard Zarrillo, ishte ai që tha: “John [Perrugia] erdhi tek unë dhe tha se duhet të shkosh të gjesh Shef Gancin dhe ti transmetosh mesazhin e mëposhtëm: se ndërtesat janë kompromentuar, na nevojitet të evakuohemi, ato do të rrëzohen. Unë i thashë mirë.” Pasi ai dhe Steve Mosiello i thanë Gancit se ndërtesat do të rrëzoheshin, Ganci tha: Kush dreqin jua tha këtë? “Mosiello i tha Gancit dhe të tjerëve:” Isha vetë tek OEM (Zyra e Menaxhimit të Emergjencave). Mesazhi që mu dha është se ndërtesat do të rrëzohen; ne duhet ti nxjerrim njerëzit tanë jashtë.

John Peruggia tha: “Ata [personat tek qendra e operacioneve të zjarrit] më këshilluan se Zyra e Menaxhimit të Emergjencave ishte aktivizuar.” Më vonë, Peruggia raportoi se: “Unë isha në një diskutim me Z. Rotanz [zëvendës drejtor i planifikimit dhe hulumtimit në OEM]. . . dhe me disa persona që dukeshin si inxhinierë. Disa prej nesh u grumbulluan duke folur në holl gjë që tërhoqi vëmendjen time. Ata ishin shumë të sigurt se stabiliteti i ndërtesës ishte komprometuar dhe mendonin se Kulla e Veriut ishte shumë afër rrezikut. Në moment kapa teknikun e emergjencës mjekësore, Zarrillon, dhe u këshillova për informacionin. I thashë se ai duhej ta kalonte menjëherë informacionin tek vendi i komandës ku ishte i vendosur shef Ganci. . . . Jepi atij informacionin se integriteti i ndërtesës është komprometuar që të besojnë se ndërtesa është në rrezik të një kolapsi të menjëhershëm”.

Peruggia u pyet nëse behej fjalë vetëm për një ndërtesë apo për të dyja. Ai tha: “Informacioni që morëm në atë kohë ishte se ata mendonin se që të dyja ndërtesat ishin dëmtuar ndjeshëm.”

Siç tregojnë këto dëshmi, mesazhi se kullat do të shembeshin erdhi nga OEM. Prandaj, origjina e paralajmërimit të Giulianit që i dha Peter Jenningsit lidhur me rrëzimin e kullave, ishte nga OEM-i (Zyra e Menaxhimit të Emergjencav).

Megjithatë, OEM ishte nën kontrollin e Giulianit. Pra, edhe pse Giuliani tha se atij dhe të tjerëve në rrugën Barclay 75 ju ishte thënë se kullat do të shembeshin, ishin vetë njerzit e zyrës së tij që po e ofronin këtë paralajmërim.

E vetmja pyetje që mbetet është: Si mund ta dinin këtë gjë personat e OEM-it, duke pasur parasysh besimin pothuajse të plotë se një kolaps total i kullave do të kishte qenë i pamundur?

Shefi i zjarrfikësve që e priste shembjen e kullave

Raportohet në komisionin e 11 shtatorit se shef Ray Downey bënte përjashtim nga të tjerët me deklaratën e tij pasi tha se asnjë prej zjarrfikësve nuk besonte të ishte i mundur një kolaps i plotë i të dyja kullave”.

Ky ishte një përjashtim i rëndësishëm, sepse siç tha edhe komisioneri i 11 shtatorit Timothy Roemer, Downey ishte një ekspert shumë i njohur në lidhje me kolapsin e ndërtesave. Ne fakt, një oficer i FDNY-së (departamenti i zjarrfikeseve në New York) tha se Downey ishte “eksperti më i madh i shembjes së ndërtesave në të gjithë vendin.”

Oficeri i FDNY-së Thomas Von Essen i kishte thënë komisionit të 11 Shtatorit se Downey i kishte thënë atij,

“Bos, mendoj se këto ndërtesa mund të shemben”.

Sipas nipit të Downeyit, Tom Downeyit, xhaxhai i tij ishte “i shqetësuar për pajisjet dytësore në kulla, pajisjet shpërthyese që mund të dëmtonin zjarrfikësit”.

Gjatë intervistës së tij, kleriku i FDNY-së, at Xhon Delendiku, tha se pasi maja e Kullës së Jugut u pa tek po shpërthente, e pyeti Downeyn se mos karburanti i avionit kishte shpërthyer. Downey u përgjigj: “Në lidhje me atë moment ai mendonte se kishte edhe bomba, sepse shperthimi ishte shumë i madh”, që do të thotë se nuk mund shkaktohej një shpërthim aq i madh vetëm prej karburantit të avionit.

Përfundim

Deshmia që kryetari i bashkisë Giuliani dha për komisionin e 11 Shtatorit në maj të vitit 2004, sipas të cilës ai doli nga ndërtesa në rrugën Barclay 75 nga frika se do të shembej, bie në kundërshtim me deklaratën që kishte dhënë mëngjesin e 11 shtatorit për Peter Jenningsin e ABC-së.

Kur Giuliani u sfidua për të shpjeguar se pse ai nuk i kishte thënë njerëzve në kulla se ato do të shembeshin, ai pretendonte se nuk ja merrte mendja se kullat do të shembeshin dhe se askush prej atyre qe i njihte nuk kishin ndonjë ide se ato do të shembeshin. “Kjo është një kontrast i fortë nga deklarata e Giulianit për Peter Jenningsin se atij iu tha se Kullat Binjake do të shembeshin.

Se nga e dinte Giuliani se ndërtesat e Qendres Botërore të Tregëtisë do të shembeshin, është një pyetje që nuk i është kërkuar publikisht Giulianit nga mediat kryesore apo ndonjë organ qeveritar. Kjo është një pyetje që duhet ti bëhet Giulianit, duke e vënë në përgjegjësinë e një etimi./globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne