Ruhani: Administrimi i vendit me mbështetjen më të vogël te nafta, tregon fuqinë ekonomike Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se administrimi i vendit me mbështetjen më të vogël te nafta tregon fuqinë e Republikës Islamike të Iranit në luftën ekonomike.

Hasan Ruhani, presidenti Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë në mbledhjen e koordinimit ekonomik të qeverisë, duke thënë se amerikanët pritshin që një kohë pas fillimit të sanksioneve, të ndalet zhvillimi ekonomik i Iranit, shtoi: “Sot Irani po administrohet me programim të duhur dhe duke u mbështetur në ekonominë pa naftë dhe kjo tregon fuqinë ekonomike të Iranit dhe fitoren e madhe të popullit iranian në luftën ekonomike”.

Ruhani gjithashtu vuri në dukje pasojat e virusit Korona mbi gjendjen aktuale të ekonomisë së vendeve të botës dhe tha: “Në rrethana të tilla dhe në kohën kur disa vende të zhvilluara u përballen me probleme edhe në sigurimin dhe shpërndarjen e nevojave të përditshme të qytetarëve, Irani me maturi të veçantë dhe me gatishmërinë e strukturave shtetërore dhe me bashkëpunimin e qytetarëve, ka tejkaluar edhe këto rrethana”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne