Ruhani bisedon me Xi Jinping: Ndërhyrjet amerikane minojnë paqen dhe stabilitetin rajonal

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani deklaroi se veprimet ndërhyrëse të SHBA-së minojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Azisë Perëndimore, veçanërisht në Gjirin Persik.

Duke folur të hënën,  në një telefonatë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, Ruhani vuri në dukje sjelljet ndërhyrëse të Shteteve të Bashkuara në rajon, duke i përshkruar ato si të dëmshme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Azinë Perëndimore. “Siguria e rajonit dhe e rrugëve ujore ka një rëndësi të madhe për Iranin, por për fat të keq, sjellja me rrezik të lartë nga ana e SHBA mund të minojë stabilitetin në rajonin e Gjirit Persik,” tha Presidenti i Iranit. Ai përshëndeti qëndrimin e qeverisë kineze për sanksionet “mizore dhe të paligjshme” të vendosura nga SHBA ndaj Iranit dhe tha: “Bota aktualisht po përballet me një situatë, nën të cilën të gjithë duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, por disa palë po vazhdojnë me sanksione të paligjshme dhe çnjerëzore “. Presidenti kinez, nga ana e tij, kritikoi këmbënguljen e SHBA për vazhdimin e sanksioneve dhe presionit maksimal kundër Iranit, duke thënë se disa vende synojnë të bëjnë përfitime politike nga kushtet aktuale ndërsa Kina është e gatshme të zbatojë rregulloret ndërkombëtare. Xi gjithashtu lavdëroi ndihmën e Iranit për luftën e Pekinit kundër pandemisë së koronavirusit dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar ndihmën e Iranit në luftën e tij kundër COVID-19. Presidenti kinez tha se ulja e vdekshmërisë dhe e infektimit si rezultat i koronavirusit në Iran tregoi se Teherani ka zgjedhur protokollet e duhura të trajtimit dhe i ka zbatuar ato në mënyrë të përpiktë./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne