Ruhani: Fuqia e popullit të Iranit është ngritur më lartë, pavarësisht presioneve të armiqve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje presionet e armiqve kundër popullit të Iranit dhe theksoi se fuqia dhe pozita e popullit të Iranit pas një vit e gjysmë të presionit të vazhdueshëm ekonomik, është më e qartë dhe më e lartë.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë, deklaroi: “Amerika duke ushtruar presionet më të këqija ekonomike ndaj Iranit si sanksionet, pengesat në shitjen e naftës dhe veprimtaritë bankare dhe të kompanive të siguracioneve, synonte të godiste sa më rëndë Iranin, mirëpo nuk ka arritur rezultatin e pritur”.

Presidenti Hasan Ruhani, duke theksuar se rrethanat dhe stabiliteti ekonomik i Iranit janë shumë të mira se sa që ishin para një vit e gjysmë, shtoi: “Në bazë të raportit të Bankës Qendrore të Iranit vlera e monedhës kombëtare të Iranit është rritur më 40% në krahasim me vitin e kaluar”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje edhe vizitën e tij në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjen e AP të OKB dhe tha: “Nëse nuk do të ishte rezistenca e popullit, vazhdimi i stabilitetit në kriteret ekonomik dhe fuqia e forcave të armatosura të Iranit, të tjerët nuk do të pritshin në radhë mbrapa derës së zyrës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu tha: “Lobi anti-iranian kishte përgatitur një komplot që t’i thotë popujve të botës se Irani është shkaktar i tensioneve në rajonin e ndjeshëm të Gjirit Persik, mirëpo me diplomacinë e Iranit u neutralizua ky komplot”.

“Ata të cilët kanë krijuar probleme për rajonin e Azisë Perëndimore, janë ata të cilët gjatë pesë viteve të kaluara vazhdimisht kanë bombarduar popullin e Jemenit dhe akoma po vazhdojnë në të njëjtën mënyrë. Irani përgjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë dhe është mbështetës i të shtypurve në luftën përball terrorizmit botëror dhe askush nuk mund ta mohojë këtë realitet. Irani është një fuqi rajonale dhe izolimi i Iranit në rajon është i pamundur”,- tha ndër të tjera Hasan Ruhani./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne