Bota

Ruhani i drejtohet Trumpit: Mos luani me bishtin e luanit, sepse do të pendoheni

Presidenti iranian Hasan Ruhani e ka shënjestruar më ashpër se kurr qeverinë e Uashingtonit e cila ka filluar sanksione ekonomike kundër Iranit. Ruhani i’u drejtua presidentit amerikan Donald Trump, duke i thënë: “Mos luani me bishtin e luanit, sepse do të pendoheni.”

Duke i’u drejtuar një takimi diplomatësh iranianë me detyrë jashtë vendit, Ruhani tha se do t’a mposhtin Amerikën, ndërsa kundër kërkesës së SHBA-së për negociata me Iranin, ai u shpreh kështu: “Z. Trump, ne kemi qenë sigurimi i rrugëve ujore në rajon gjatë gjithë historisë. Mos luani me bishtin e luanit, sepse do të pendoheni. Ne kemi dy rrugë: ose do të rezistojmë, ose do të dorëzohemi. Të ulesh në tryezën e negociatave me SHBA-në do të thotë të dorëzohesh.”

Duke thënë se qëndrimi konfrontues i Trump-it përbën një kërcënim jo vetëm për Iranin, por për të gjithë botën, Ruhani u shpreh: “Armiqtë duhet ta dinë mirë se paqja me Iranin është nëna e të gjitha paqeve dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave.”

Duke iu referuar përpjekjeve të autoriteteve amerikane për të parandaluar shitjet e naftës së Iranit, Ruhani u shpreh: “Kur themi se ‘Nëse Irani nuk mund të shesë naftë, askush nuk mund të shesë’, ata mendojnë se do të mbyllim Ngushticën e Hormuzit, por ne kemi metoda të ndryshme, dhe mbyllja e Hormuzit është më e thjeshta prej tyre. Kemi edhe ngushtica të tjera të cilat ne i kontrollojmë.”

NUK DO TË BËHEMI SHËRBËTOR I ASKUJT

Duke deklaruar se SHBA-ja po përpiqet të ftohë popullin iranian nga qeveria, Ruhani tha: “Ju nuk do të mund t’a nxisni popullin iranian. Populli iranian nuk do të bëhet kurrë shërbëtor i askujt.”

Ruhani theksoi se ata duan të krijojnë marrëdhënie më të mira diplomatike me vendet fqinje, duke shtuar se do të dëshironte të përmirësoj marrëdhëniet me Arabinë Saudite, Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Burimi : Sputnik News

Etiketa

OPINIONE