Ruhani: Irani dhe Venezuela me qëndresën e vetë, i dhanë një mësim të madh Amerikës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar se popujt e Iranit dhe Venezuelës me qëndresën e vetë i dhanë një mësim të madh Amerikës, deklaroi: “Teherani është i gatshëm për zgjerimin e marrëdhënieve të tij me Venezuelën si një vend mik në të gjitha fushat”.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e premte në takim me Nikollas Maduro, presidentin e Venezuelës që u zhvillua gjatë punimeve të samitit të vendeve të grupit NAM në Baku të Azerbajxhanit, tha: “Irani dhe Venezuela në të gjitha qarqet ndërkombëtare dhe politika kanë qenë mbështetës të njëri-tjetrit dhe kështu do të qëndrojnë”.

Ruhani në këtë takim deklaroi gatishmërinë e Iranit për forcimin e bashkëpunimeve financiare dhe bankare dhe për bartjen e eksperiencave në fushën e teknologjisë dhe infrastrukturës kibernetike, teknologjike dhe gjithashtu në sektorin e bujqësisë të Venezuelës.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se popujt e Iranit dhe Venezuelës me qëndresën vetë përball politikave ndërhyrëse të Amerikës, e kanë detyruar këtë vend që të tërhiqet dhe të pranojë disfatën, shtoi: “Amerikanët nuk kanë arritur kurrfarë rezultati për të çuar përpara politikat e tyre në rajonin e Azisë Perëndimore duke filluar nga Iraku e Siria e deri te Palestina, Afganistani dhe Jemeni”.

Ruhani në vazhdim gjithashtu vuri në dukje se i gjithë indeksi ekonomik i Iranit ka qenë pozitiv gjatë muajve të kaluar, theksoi: “Kjo tregon se planeve politike të arrogancës botërore dhe Amerikës dhe presioneve ekonomike të tyre, kanë dështuar”.

Nikollas Maduro nga ana e tij në këtë takim ka kërkuar zgjerimin më të madh të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes të dy vendeve në të gjitha fushat dhe deklaroi: “Komisioni i përbashkët për bashkëpunimin ekonomik mes të dy vendeve ka përgatitur të gjitha strategjitë dhe fushat e bashkëpunimit dhe duhet të merren masa më të shpejta për zbatimin e projekteve të caktuara”.

Presidenti i Venezuelës duke thënë se në Amerikë për fat të keq ka marrë pushtetin grupi më ekstremist dhe më luftënxitës, deklaroi: “Aktualisht të gjitha vendet e pavarura kanë formuar një front të gjerë kundër veprimeve ekstremiste dhe terroriste të Amerikës dhe kjo është shumë e vlefshme”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne