Ruhani: Irani do ta marrë hapin e tretë për reduktimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se negociatat me Evropën akoma nuk kanë arritur në marrëveshjen finale, deklaroi: “Në kuadër, Irani do të marrë hapin e tretë për reduktimin e zotimeve të tij në marrëveshjen bërthamore dhe do të veprojë në bazë të këtij vendim”.

Hasan Ruhan, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në mbledhjen e qeverisë, vlerësoi se është shënuar progres në procesin e negociatave mes Iranit dhe palëve të tjera që kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore dhe shtoi: “Megjithëkëtë dukët shumë e largët që deri të nesërmen (të enjten) të arrihet ndonjë marrëveshje finale me palët nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, prandaj gjatë ditës së sotshme dhe të nesërme do të deklarohet hapi i tretë i Iranit për reduktimin e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore”.

Ruhani e quajti të matur durimin strategjik dhe veprimin e Iranit përball daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe tha: “Hapi i tretë i Iranit për reduktimin e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe konsiderohet hapi më i rëndësishëm që merr Republika Islamike e Iranit në këtë drejtim dhe me urdhëresën që do të lëshohet, Agjencia e Energjisë Atomike të Iranit do të marrë një dinamizëm jashtëzakonisht të shpejtë për realizimin e objektivave”.

Presidenti i Iranit shtoi: “Teherani përveçse do të marrë hapin e tretë, do t’i japë afat palëve evropiane edhe dy muaj të tjerë ndërsa pastaj nëse do të arrihet marrëveshja, përsëri rruga për negociata, logjik dhe marrëveshje do të jetë e hapur”.

Presidenti iranian gjithashtu vlerësoi se radikalët e Amerikës, regjimi racist sionist dhe disa lider të regjimeve mbretërore të vendeve në rajon janë tre faktorët që nuk dëshirojnë të vendoset një lidhje e drejtë mes Iranit dhe Amerikës dhe shkaku i daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore është pikërisht ndikimi i këtyre tre faktorëve në Shtëpinë e Bardhë./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne