Ruhani: Irani është pro negociatave, por fillimisht duhet të hiqen të gjitha sanksionet

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani bëri të ditur se vendi i tij është pro negociatave, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duhet t’i heqin të gjitha sanksionet.

Presidenti Ruhani në Ministrinë e Punëve të Jashtmezhvilloi një takim me ministrin, Xhevad Zarif, i cili është përfshirë në listën e sanksioneve të ShBA-së, dhe me punonjësit e ministrisë.

Në fjalën e tij të mbajtur këtu, Presidenti Ruhani bëri të ditur se sanksionet e fundit të ShBA-së ndaj liderit fetar të Iranit, Ali Hamanej dhe ministrit të Jashtëm, Xhevad Zarif janë tregues se ShBA-ja nuk është e sinqertë për negociata.

“Ata thonë se duan negociata pa kushte, por ditën tjetër vendosin sanksione ndaj Udhëzuesit të Madh Revolucionar (Hamenej). Pra, si do të negociojmë ne? Nëse e pranojmë negocimin, kush do të marrë vendimin përfundimtar për këtë? Ata e dini kushtetutën tonë. Si mund të zhvillojmë negociata pa pëlqimin e Udhëzuesit të Madh? Dhe prapë thonë se duan të negociojnë, ndërsa më pas zbatojnë sanksione ndaj ministrit tonë të Jashtëm. Me kë do të negocioni? Kryenegociatori është ministri i Jashtëm. Nëse një ditë vendosim të negociojmë ai është personi që do të bisedojë me ju”, bëri të ditur Ruhani.

Presidenti iranian duke argumentuar se tek administrata e Uashingtonit nuk funksionon mekanizmi politik tha se “Ne këtë e kemi thënë edhe më herë dhe e theksojmë edhe njëherë. Irani është pro negociatave dhe për dialog. Në qoftë se ShBA-ja me të vërtet dëshiron negociata para së gjithash duhet t’i heq të gjitha sanksionet”.

Duke prekur edhe në tensionimin rajonal që po jetohet me ShBA-në, Presidenti Ruhani tha: “Paqja me Iranin është nëna e paqes, ndërsa lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave. A doni siguri për ushtarët tuaj në rajon? Atëherë duhet të ketë siguri reciproke. Ju nuk mund të jeni të sigurt nëse e dëmtoni sigurinë tonë. Paqe për paqe, naftë për naftë. Ju nuk mund të siguroni që të tjerët të shesin naftë duke e penguar naftën tonë”.

Ndërkaq në lidhje me krizën e anijes cisternë që po jetohet me Anglinë, Ruhani tha se anijet angleze nuk u janë përmbajtur rregullave detare në Gjirin Persik dhe se deri më tani ata i kanë neglizhuar këto shkelje.

Duke vënë në dukje se “Ne i injoruam shkeljet e palës tjetër në kohë paqeje dhe miqësie”, Ruhani tha: “Pse ne duhet të lejojmë sot shkeljet tua? E patë që nuk lejojmë. Ndërkohë që Garda Revolucionare zbarkonte me helikopter trupat në anije, luftanija angleze vetëm vëzhgonte, nuk mundi të ndërhyjë”.

Ruhani gjatë fjalimit të tij iu drejtua edhe qeverisë angleze me fjalët: “Mos i flisni ato që nuk mund ti realizoni. Nëse e mbyllni Ngushticën e Gjibraltaritedhe Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet për ju”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne