Ruhani: Irani po vëzhgon me vëmendje lëvizjet e amerikanëve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se Irani po vëzhgon me vëmendje lëvizjet e amerikanëve, deklaroi se Iranit kurrë nuk do të jetë filluar i ndonjë konflikti apo tensioni në rajon.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë në një bisedë telefonike me Shejkh Tamim bin Hamad Ale Thani, emirin e Katarit, duke i uruar ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit qeverisë dhe popullit të Katarit dhe të gjithë myslimanëve të botës, u shpreh optimist se ky muaj do të sjell begati dhe mirësi të mëdha për të gjithë myslimanët dhe për të gjithë botën.

Shejkh Tamim Hamad Ale Thani gjithashtu gjatë kësaj bisede telefonike duke uruar ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit qeverisë dhe popullit të Iranit, theksoi nevojën për shtimin e përpjekjeve të të gjitha vendeve për të parandaluara shtimin e tensioneve në rajon.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe emiri i Katarit me këtë rast kanë vlerësuar në mënyrë pozitive marrëdhëniet dhe bashkëpunimin Teheran-Doha dhe kanë theksuar forcimin dhe zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes të dy vendeve./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne