Ruhani: Komploti i armiqve ka për qëllim shembjen e ekonomisë së Iranit, por do të dështojë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se komploti i armiqve ka për qëllim shembjen e ekonomisë së Iranit, por nuk do të realizojë qëllimin.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e diele në mbledhjen e shtabit ekonomik të qeverisë, duke thënë se aspirata e vjetër e popullit dhe elitës iraniane për ndërtimin e një ekonomie pa naftë ka vendosur themelet e veta, shtoi: “Pavarësisht problemeve të mëdha ekonomike të krijuara si rezultat i sanksioneve të padrejta dhe përhapjes së virusit Korona, indeksi kryesor i ekonomisë së Iranit në sektorin e prodhimit dhe eksportit po ecë para në nivel të mirë”.

Ruhani vuri në dukje faktin se armiqtë e Iranit në kuadër të operacioneve psikologjike të ndërlikuar duke shtuar presionin ekonomik, synojnë ta çojnë në dështim eksperiencën e ekonomisë pa naftë të Iranit, ndërsa shtoi: “Armiqtë nga njëra anë me forcën e tyre më të madhe po mundohen të pengojnë transferimin e pasurive të Iranit brenda në vend dhe nga ana tjetër natë e ditë po induktojnë se politikat e ekonomisë pa naftë nuk kanë qenë të suksesshme dhe shenjat e kësaj gjendje po mundohen t’i paraqesin në jostabilitetin e çmimit të disa mallrave dhe valutave dhe jo në indeksin kryesor të ekonomisë”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu tha se gjatë tre viteve të kaluara me vendosjen e sanksioneve të padrejta, pavarësisht mungesës së eksportit të naftës dhe problemeve të krijuara në lidhje me marrjen e pasurive valutore të Iranit nga jashtë vendit, çmimi i valutës ka qenë nën kontroll, ndërsa shtoi: “Gjatë muajve të kaluara me mbylljen e kufijve për shkak të përhapjes së virusit Korona është krijuar një pauzë në eksport dhe importin e mallrave, mirëpo rikthimi i shkëmbimeve tregtare në gjendjen para Koronas, në muajt e ardhshëm edhe tregu i eksporteve dhe importeve do të kthehet në gjendjen e vet normale”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne