Ruhani: Martirizimi i gjeneralit legjendar Sulejmani i dashur, dyfishon vullnetin e Iranit për tu përballur me Amerikën

Martirizimi i gjeneralit legjendar Kasem Sulejmani, komandant i forcave Kods të gardës revolucionare, do të dyfishojë vullnetin e Iranit dhe të kombeve të tjera liridashëse për të bërë qëndresë dhe për tu përballur me hegjemoninë dhe lakminë e Amerikës dhe për të mbrojtur vlerat islame.

Kështu ka deklaruar Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit i cili ditën e premte pasi dënoi krimin e Amerikës në martirizimin e gjeneral Sulejmani dhe disa personave të tjerë që e shoqëronin atë sidomos të luftëtarit të madh Abu Mehdi Muhandesi, ka thënë: Me padyshim kombi i madh iranian dhe kombet e tjera liridashëse të rajonit do të marrin hakun e këtij krimi të tmerrshëm të Amerikës. Ky veprim i turpshëm dhe i rëndomë, tregon dobësinë dhe uljen e kapacitetit të Amerikës në rajon dhe nga ana tjetër rritjen e urrejtjes se popujve të rajonit ndaj këtij regjimi agresor që shkel normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut. Ky veprim i Amerikës është një tjetër njollë në dosjen e nekbatit të këtij vendi. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera shtoi: Flamuri i krenarisë dhe i fuqisë së këtij martiri legjendar do të mbahet gjithmonë larg nga luftëtarët e islamit të cilët do të vazhdojnë edhe më me fuqi rrugën e sakrificës dhe të rezistencës. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare të Iranit, u martirizua pas një sulmi të forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne