Ruhani: Përçarja e popujve të rajonit është dëshirë e Amerikës dhe sionizmit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se përçarja dhe armiqësia mes popujve të rajonit është dëshirë e Amerikës dhe sionizmit, ndërkohë që logjika e Iranit është garantimi i sigurisë në bazë të kapaciteteve të brendshme në rajonin e Gjirit Persik dhe në ngushticën e Hormozit, prandaj prania e forcave të huaja në këtë rajon mund të krijojë shumë probleme.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e diele në ceremoninë e manifestimit të Javës së Mbrojtjes së Lavdishme, theksoi se fuqia e forcave të armatosura dhe e popullit të Iranit nuk do të lejojë që armiqtë të kenë guximin për të sulmuar Iranin Islamik. Ruhani theksoi: “Populli i Iranit me unitet, rezistencë dhe bashkim nuk është frikësuar as nga hegjemonia e Lindjes dhe e Perëndimit dhe as nga armët e tyre dhe nuk është dorëzuar as përball parave regjimeve servile arabe”.

Ruhani duke thënë se fuqitë arrogante me në krye Amerikën gjithnjë kanë krijuar pasiguri, mjerim, probleme dhe kanë plaçkitur resurset e vendeve të rajonit, deklaroi: “Prania e amerikanëve në Afganistan, Irak, në Gjirin Persik dhe në çdo vend të këtij rajoni,  gjithnjë ka shkaktuar pasiguri”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar në këtë se forcat e armatosura të Iranit gjithnjë kanë punuar në garantimin e sigurisë në rajon, shtoi: “Forcat e armatosura të Iranit nëse qëndrojnë përkrah popujve të Irakut, Sirisë, Palestinës e Libanit, sjellin siguri për këto vende dhe kanë arritur të çrrënjosin terroristët e egër dhe ky është dallimi i Iranit dhe Amerikës dhe aleatëve të saj në rajon”.

Ruhani duke deklaruar gatishmërinë e Republikën Islamike të Iranit për bashkëpunim me vendet e rajonit në këtë periudhë të ndjeshme dhe historike, deklaroi: “Irani është i gatshëm të falë gabimet e kaluara të disa vendeve në rajon, për arsye se armiqtë e rajonit dhe sidomos Amerika, arroganca dhe sionizmi botëror synojnë të shfrytëzojnë mosmarrëveshjet, dallimet dhe ndarjet mes popujve të rajonit vetëm për të realizuar interesat e veta”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se këtë vit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara do të marrë pjesë me moton “Koalicioni i Shpresës” dhe “Iniciativa për Paqe në Hormoz”, shtoi: “Republika Islamike e Iranit me bashkëpunimin e shteteve të rajonit mund të vendosi dhe garantojë sigurinë në Gjirin Persik dhe në Detin e Omanit”./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne