Ruhani: Përhapja e virusit Korona, vuri në pikëpyetje politikat botërore

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se përhapja e virusit Korona vuri në pikëpyetje politikat botërore, theksoi se sot qytetarët e botës në mënyrë të prerë po dënojnë sanksionet çnjerëzore të Amerikës.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e diele në mbledhjen e shtabit kombëtar për administrimin dhe përballje me epideminë Covid-19, duke vë në dukje ndryshimet që ka shkaktuar virusi Korona në botë, deklaroi: “Në botën në të cilën pretendonin se e vetmja rrugë e jetës janë unionet e mëdha rajonale dhe botërore, vendet tani në masë të madhe kanë filluar të shkojnë drejt nacionalizmit dhe gradualisht unionet janë dobësuar”.

Ruhani në vazhdim duke vë në dukje se në Amerikës mes zezakëve, të bardhëve, banorëve autokton dhe të huaj po bëhet diskriminim i madh në çështjen e kurimit dhe në sektorin e shëndetësisë në përgjithësi, shtoi: “Edhe në Bashkimin Evropian gjithashtu ekzistojnë vende të cilat në mënyrë sipërfaqësore duken se janë miq, mirëpo po zhvillojnë një rivalitet të ashpër për blerjen e maskave dhe disa prej tyre edhe po konfiskojnë ngarkesat e të tjerëve të maskave që kanë blerë”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në fund duke vlerësuar bashkëpunimin dhe solidaritetin e popullit iranian në përballje me virusin Korona, tha: “Në bazë të raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në përgjithësi mbi 83% e qytetarëve në mënyrë mesatare respektojnë protokollet shëndetësore dhe higjienike që në disa qytete këto statistika kanë shkuar edhe në 92%”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne