Ruhani: Qeveria amatore e Ruhanika krijuar shumë telashe për popujt e Iranit, rajonit dhe të SHBA

Presidenti iranian Hasan Ruhani ka vlerësuar unitetin kombëtar si kyç për të përballimin e vështirësive pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj Iranit.

“Pa dyshim do ta kapërcejmë këtë kapitull historik përmes unitetit midis qeverisë dhe popullit,” tha të shtunën Ruhani. Presidenti iranian mbajti një fjalim në prag të “Javës së Qeverisë” së Iranit, duke marrë pjesë në një ceremoni së bashku me kabinetin e tij për t’i bërë nderime themeluesit të Republikës Islamike, Imam Khomeini (ra), në mauzoleun e tij në jug të kryeqytetit Teheran.

Ruhani theksoi se armiqtë e Iranit do të pushojnë përpjekjet për të dëmtuar vendin kur të humbasin shpresën në ambiciet e tyre. “Humbja e shpresës së armikut është objektivi ynë i madh. Që kombi ynë të fitojë shpresë në të ardhmen e tij është megjithatë një qëllim tjetër edhe më i rëndësishëm. Për sa kohë që kjo shpresë të qëndrojë, kjo rrugë do të vazhdojë, “tha ai.

Ruhani tha se Irani është përpjekur të arrijë marrëdhënie të mira me vendet e “lindjes dhe perëndimit”, megjithatë qeveria “amatore” e Trump ka krijuar shumë telashe për popujt e Iranit, rajonit dhe të SHBA. Presidenti shtoi se përkundër “presionit të shtuar të Uashingtonit ndaj popullit iranian gjatë vitit të kaluar”, situata e vendit po tregon shenja përmirësimi./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne