Ruhani: Rezistenca dhe uniteti i popullit të Iranit, faktor që neutralizon komplotet e Amerikës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se rezistenca dhe uniteti i popullit të Iranit është faktori që ka neutralizuar të gjitha komplotet e Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në mbledhjen e qeverisë vuri në dukje dështimin e Amerikës për t’i bindur evropianët që të dalin nga marrëveshja bërthamore dhe tha: “Shtëpia e Bardhë për të kaluar nga marrëveshja bërthamore dëshironte që t’i bindë edhe shtetet evropiane të ndjekin politikat e Uashingtoni, mirëpo ata nuk pranuan dhe nuk ndoqën politikën e Amerikës”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim vuri në dukje edhe dështimin e komploteve të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore dhe tha: “Rrënjët e dështimit të amerikanëve në rajonin e Azisë Perëndimore janë zgjimi, vigjilenca dhe rezistenca e popujve të rajonit”.

Hasan Ruhani foli edhe për pjesëmarrjen me entuziazëm të popullit të Iranit në marshin e 22 bahmanit me rastin 41 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe tha se kjo pjesëmarrje madhështore do të jetë një goditje tjetër e madhe për armiqtë e Republikës Islamike të Iran./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne