Ruhani: Sanksionet nuk ndikuan fare në ndërtimin e autostradës Teheran-Veri

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sanksionet nuk kanë mundur të ushtrojnë ndikim mbi vullnetin e inxhinierëve, punëtorëve dhe drejtuesit iranianë në ndërtimin e autostradës Teheran-Veri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën në ceremoninë e përurimit të zonës një të autostradës Teheran-Veri, deklaroi: “Kjo autostradë e re shkurton rrugën për një orë e gjysmë dhe ka shumë rëndësi për jetën e qytetarëve dhe për kursimin e karburanteve. Qytetarët iranianë pavarësisht të gjitha problemeve, kanë qenë të pranishëm në çdo skenë të zhvillimeve dhe nuk janë dorëzuar përball sanksioneve të padrejta të Amerikës. Populli i Iranit nuk do të lutet para armikut dhe pavarësisht të gjitha vështirësive të krijuara si pasojë e sanksioneve të padrejta, do ta bëjë armikun që të pendohet”.

Presidenti iranian në lidhje me përhapjen e virusit Korona, tha: “Nuk duhet frikësuar nga ky virus, por me përkushtimin e të gjitha autoriteteve përkatëse, duhet tejkaluar edhe ky problem”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne