Ruhani thekson nevojën e rezistencës së Evropës përball veprimeve të Amerikës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takim me ministrin e jashtëm të Austrisë, ka theksuar se pritet që Bashkimi Evropian që rezistojë më tepër përball veprimeve të paligjshme të Amerikës.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e diele në takim me ministrin e punëve të jashtme të Austrisë, vuri në dukje se të dy vendet kanë potenciale të mira sidomos në fushat ekonomike për bashkëpunim, u shpreh optimist që Austria në zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të veta me Iranin, të mos përfillë presionet e paligjshme dhe të padrejta të Amerikës.

Hasan Ruhani theksoi: “Marrëveshja bërthamore mund të ushtrojë ndikim pozitiv për sigurinë dhe paqen e rajonit dhe botës”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje sanksionet ndaj lëndëve ushqimore dhe medikamenteve nga ana e Amerikës kundër popullit të Iranit përkrah sanksioneve të tjera ekonomike dhe shtoi: “Vendosja e sanksioneve është një veprim terrorist, prandaj më mirë është që Bashkimi Evropian në këtë drejtim të kryejë detyrën e vet njerëzore”.

Ruhani në vazhdim tha se Republika Islamike e Iranit ka prezantuar planin “Paqja e Hormuzit” me qëllim të vendosjes së paqes dhe sigurisë në rajon dhe ky plan është mirëpritur, ndërsa shtoi: “Të gjitha problemet e rajonit të Azisë Perëndimore janë krijuar si pasojë e ndërhyrjes së gabuar dhe të paligjshme të Amerikës në çështjeje të ndryshme”.

Alexander Schallenberg, ministri i punëve të jashtme të Austrisë, nga ana e tij në këtë takim, ka theksuar nevojën për përpjekje për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve me Iranin në të gjitha fushat sidomos marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne