Ruhani thekson zgjerimin e marrëdhënieve Iran-Venezuelë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit i vlerësoi të mira dhe miqësore marrëdhëniet dhe bashkëpunimet Teheran-Karakas dhe theksoi nevojën e përpjekjeve të autoriteteve të Iranit dhe Venezuelës për zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë në takim me Jorge Arreaza, ministrin e punëve tëjashtme të Venezuelës i cili po qëndron për një vizitë në Teheran, vuri në dukje marrëdhëniet miqësore mes të dy vendeve dhe deklaroi: “Republika Islamike e Iranit është e gatshme për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të veta me Venezuelën si një vend mik”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: “Irani dhe Venezuela mund të zgjerojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e veta në të gjitha fushat duke përfshirë sektorin e minierave, energjisë, ndërtimin e centraleve dhe bashkëpunimet shkencore dhe teknologjike”.

Ruhani gjithashtu duke vë në dukje sanksionet e paligjshme të Amerikës kundër popullit të Iranit dhe ushtrimin e presionit dhe kryerjen e komploteve kundër qeverisë dhe popullit të Venezuelës, këto veprime i konsideroi krime kundër njerëzimit dhe theksoi: “Me padyshim se popujt e pavarur do të rezistojnë përball këtyre presioneve dhe komploteve dhe në mënyrë të prerë në fund të kësaj rruge, fitorja do t’i takoj popujve që rezistojnë dhe Amerika do të pendohet”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke vlerësuar solidaritetin dhe ngushëllimet e qeverisë dhe të popullit të Venezuelës për popullin e Iranit për shkak të martirizimit të gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, deklaroi: “Martirizimi i gjeneral Kasem Solejmani ka lënduar dhe irrituar shumë popullin e Iranit nga krimi i Amerikës dhe gjithashtu ka shqetësuar thellë shtetet dhe popujt liridashës dhe të pavarur të botës”.

Ministri i punëve të jashtme të Venezuelës në këtë takim, në emër të popullit dhe shtetit të Venezuelës duke shprehur ngushëllime dhe duke solidarizuar me qeverinë dhe popullin e Iranit për shkak që martirizimit të gjeneral Kasem Solejmani në këtë sulm terrorist të Amerikës, deklaroi: “Me padyshim se shtetet dhe popujt e pavarur do të rezistojnë përball presioneve dhe komploteve të armiqve dhe do të mbrojnë interesat e tyre”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne