Ruhuni nga buzëqeshja e kryebashkiakut të Tiranës, ajo fsheh kazmën

Nga Jorida Tabaku

Ndërkohë që akoma nuk është hapur e realizuar një tender për ndërtimin e shkollës së mesme Sami Frashëri, dje ju vu kazma.

Sa e trishtë kur shikon një kryetar bashkie që qesh e gëzohet sa herë që I vë kazmën një pllake memorie të këtij qyteti. Sa e trishtë për të gjithë ne që kemi qënë nxënës të asaj shkolle. Sa e trishtë kur shikon se cdo pjesë historie e këtij qyteti po shuhet. Kudo që hedh sytë nga teatri, të rrugicat nga shkollat simbol.

Në korrik të 2018 pseudo kryetari I bashkisë dha një intervistë ku me kënaqësi thoshte se përfundoi restaurimi I gjimnazit ikonë Sami Frashëri që do rezistojë për vite me rradhë dhe tani ky model do të shtrihet në te gjithë Tiranën. Pa u tharë akoma boja e parë I vunë kazmën!

Unë dhe besoj askush nuk është kundër zhvillimit, por kjo maskaradë ku prishen e shkatërrohet cdo gjë e mirë e këtij qyteti, cdo pjesëz histori vec zhvillim nuk është!

Sa herë kaloja në atë rrugë ktheja kokën me kënaqësi nga ai oborr që mbart aq shumë histori. Por, nuk më kishte shkuar kurrë në mendje që pikërisht nxënësi i asaj shkolle, siç kam qenë unë e shumë figura të tjera të këtij qyteti dhe me të njëjtën buzëqeshje që në 2018 e shpallte godinën që nuk është më, si një shembull rezistence, do t’i vinte kazmën.

Dikush me të drejtë mund të thotë se jo më larg se 100 metra nga shkolla ka qenë një tjetër bukuri e këtij qyteti, kinemaja e famshme 17 Nëntori. Të cilin mësuesi i kryebashkiakut aktual e shiti për më pak se 30 aspra. Dhe ajo kur iu vu kazma iu shit qytetarëve se do të ndërtohej një kinema, me gjasë edhe atëherë dikush ka buzëqeshur.

Një pjesëz tjetër e Tiranës sot nuk është më. Qyteti që fatkeqësisht cdo ditë po ndryshon për keq!

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne