Rusët do ndërhyjnë në zgjedhjet shqiptare? Ambasadori rus: Pretendime qesharake

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Alexander Karpushin i ka quajtur qesharaket deklaratat për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet në Shqipëri.

Sipat Karpushin, nuk ka asnjë të vërtetë në këto aludime.

“Është qesharake pretendimi që hakerat rus po mundohen të ndërhyjnë në zgjedhjet shqiptare. Nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me këtë”, deklaroi Karpushin në emisionin “Kapital”.

Ai  shtoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Federatës Ruse  janë shumë normale dhe miqësore. “Marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë janë të lidhura nga tradita e periudhës jo të largët historike. Rusia gjeti një mundësi pas luftës dhe i dha popullit vëlla shqiptar, një mbështetje të madhe. Këto fakte nuk janë harruar. Vlerësimin e gjendjes së tanishme do ta cilësoja si marrëdhënie optimiste të kujdesshme”, theksoi ambasadori rus, Karpushin.

Senatori demokrat amerikan Robert Torriceli i ka bërë thirrje Shqipërisë të jetë e kujdesshme dhe e vëmendshme, pasi ekzistojnë informacione të bazuara se Rusia do të përpiqet të ndërhyrje në zgjedhjet e qershorit.

Një një intervistë, Torriceli ka deklaruar se tashmë është e provuar se Rusia është e aftë të ndërhyjë në rezultatet e zgjedhjeve dhe për këtë arsye autoritetet shqiptare duhet të jenë shumë të vëmëndshëm pasi ekziston mundësia e një sulmi të tillë.

“Eshtë e qartë se ka një përpjekje nga ana e rusëve për të ndërhyrë në zgjedhje. Është e provuar tashmë ndërhyrja ruse në Shtetet e Bashkuara, por po ashtu është e qartë ajo që po ndodh në Francë, por edhe në shtete të tjera të Europës Perendimore.  I bëj apel njerëzve në Shqipëri të jenë të kujdesshëm. Në vecanti një apel kam për mediat: Kontrolloni burimet tuaja. Kini kujdes për ato që thuhen. Do të promovohen shumë gjëra të rreme. Trupat zgjedhore këtu duhet të jenë të kujdesshme për kontaktet e tyre. Është e sigurtë që ekziston një program rus për të ndikuar në zgjedhje”,- u shpreh ai./Shuplaka

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne