Rusi – Banka Qendrore kundër përdorimit të kriptoparasë në sistemin financiar kombëtar

Duke folur përpara deputetëve në Duma, dhoma e ulët e Parlamentit, Nabiullina bëri një vlerësim të zhvillimeve të fundit në ekonominë ruse.

Ajo rikujtoi se rezervat e Rusisë në ar dhe valutë ishin rritur nga 433 miliardë në 469 miliardë dollarë vitin e kaluar.

“Falë regjimit fiskal që kemi, rezervat tona arritën në 491 miliardë dollarë deri më datë 1 maj. Ne jemi pranë objektivit tonë prej 500 miliardë dollarësh dhe ky është një nivel i kënaqshëm për të mbuluar të gjitha rreziqet e jashtme”, theksoi guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë.

Nabiullina vlerësoi gjithashtu mundësinë e përdorimit të kriptovalutës në Rusi.

“Në vija të përgjithshme ne jemi kundër përdorimit të kriptomonedhave në sistemin tonë financiar. S’besojmë se kriptoparaja mund të zëvendësojë një ditë instrumentet financiare”, deklaroi ajo.

Ministri rus i Financave, Anton Siluanov, pati thënë pak kohë më parë se kriptoparaja duhet të prokurohet dhe të përdoret nën kontrollin e shtetit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne